Gjilani dhe Prishtina ndajnë pikët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derbi i javës së 17-të, në Superligën e Kosovës në futboll në mes Gjilanit dhe Prishtinës nuk ka dhuruar futboll cilësor, këto dy ekipe kanë ndarë pikët me rezultat të bardh 0-0.

Gjatë 90 minutave asnjëra skuadër nuk ka arritur të shënon, megjithëse futbollistët e dy skuadrave kishin rastet e tyre.

Mysafirët ishin ata që kanë mundur shumë leht të kalojnë në epërsi në minutën e 18-të, Jonuzi ishte vetëm me Haxhihamzën e Gjilanit, por ky i fundit e shpëton rrjetën e tij.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Tomisllav Busiq, i cili i vetmuar nga 5 metra gjuan me kokë por Visar Bekaj me mund të madh shpëton rrjetën e tij.

Mobi Casa

Dy minuta më vonë Gerhard Progni dështon nga një pozitë ideale i vetmuar gjuan por Bekaj edhe njëherë shpëton gol të sigurt.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani pas ndeshjes ka deklaruar.
“Pjesa e parë ishte më e mirë, Prishtina u tregua skuadër e pjekur me futbollist cilësor, ne kemi mundur të shënojmë por nuk e arritëm këtë dhe na mbetet të përmirësohemi gjatë pushimit të pjesës së parë të kampionatit vjeshtor.

Pas 17-të javëve të zhvilluara të edicionit vjeshtor Gjilani zë pozitën e dytë me 32 pikë./rajonipress/