Gjilani dhe Lutfi Haziri gjithmonë ishin mbështetës dhe përkrahës të presidentit Rugova

Prishtinë – Ukë Rugova ka falënderuar kryetarin Rashit Sahiti, që sot, ka gjetur kohë që të bëjë homazhe tek varri i presidentit, por dhe që e vizitoi familjen e tij. Po ashtu i’u është falënderuar për kontributin e dhënë në themelimin e LDK-së në Gjilan, në kohët më të vështira të popullit tonë. Gjilani së bashku me ju dhe kryetarin z. Lutfi Haziri, gjithmonë ishin fuqimisht mbështetës dhe përkrahës të mëdhenj të presidentit Rugova, deklaroi Ukë Rugova.

Të mërkurën Kryetari i Nëndegës së LDK-së të fshatit Malishevë dhe një ndër themeluesit kryesor të LDK-së në Gjilan, Rashit Sahiti, është mirëpritur nga Ukë Rugova, djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës.

Lëvizja e rezistencës paqësore e presidentit të ndjerë Dr. I. Rugovës është medalja e artë e cila e ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ajo duhet vetëm që të na bashkojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për çka duhet të jemi shumë krenar që sot e kemi lirinë dhe shtetësinë tonë. Në të njëjtën kohë duhet çdo ditë të mendojmë, për të gjithë ata të cilët kanë dhënë diçka, kontributdhënësit për shtetin tonë, për Republikën e Kosovës. Po ashtu ky respekt veçanërisht iu takon dëshmorëve, heronjve martirëve, por gjithsesi edhe gjithë atyre njerëzve që me sakrificën e tyre, kanë treguar vërtetë një qëndrueshmëri të paepur dhe kanë besuar në qëllimin tonë me të shenjtë të popullit tonë, siç ka qenë liria dhe pavarësia e Dr. Ibrahim Rugovës. E kjo familje ka pasur një sublimim historik për rrugëtimin e gjatë të presidentit Rugova, i cili na mundësoi që përfundimisht të kem shtetin tonë të pavarur dhe sovran deklaroi kryetari “Rashit Sahiti.

Ndërsa në anën tjetër, z. Ukë Rugova ka falënderuar kryetarin Rashit Sahiti, që sot, ka gjetur kohë që të bëjë homazhe tek varri i presidentit, por dhe që e vizitoi familjen e tij. Po ashtu i’u është falënderuar për kontributin e dhënë në themelimin e LDK-së në Gjilan, në kohët më të vështira të popullit tonë. Gjilani së bashku me ju dhe kryetarin z. Lutfi Haziri, gjithmonë ishin fuqimisht mbështetës dhe përkrahës të mëdhenj të presidentit Rugova, deklaroi Ukë Rugova./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).