Gjilani dhe lumi Mirusha
Der’ sa t’mbulohet lumi Mirusha – Gjilanasit do t’ vuajnë nga gusha ! Der’ sa t’ ndreqet mbi Mirushë shtrati – Gjilanasit do t’i kapë infarkti !
Der’ sa t’ ndreqen mbi Mirushë urat –
Gjilanasve do t’ iu bien lëkurat !
Der’ sa t’ ndalet n’ Mirushë kundërmimi –
Gjilanasit do t’i kapë tërbimi !
Për fushata elektorale –
Ruajmë Mirushën me gjithë kanale !
Me bagera e hallakama –
Bëjmë postera e bëjmë reklama !
Der’ sa t’ kryhen fushatat zgjedhore –
Reklamimet n’ Mirushë bëhen prore !
Hajde, hajde moj Selvie –
Pranë Mirushës bëjmë selfie !
E hamë bukën me suxhuk –
Qesim fotot në FEJSBUK !
Gjilan, më 16.11.2015. Demir Krasniqi


