Fundamenti

Gjilani dhe Lioni i Francës thellojnë bashkëpunimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nënshkrimi i marrëveshjes se bashkëpunimit në mes të Organizatës “Lobimi për Ligjin dhe Demokracisë” dhe “Association Franco Kosovars” nga Republika e Francës.

Shoqëria civile nga Gjilani dhe ajo e qytetit Lion të Francës kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha të caktuara.

Një marrëveshje e tillë është nënshkruar në mes të organizatës “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë” nga Gjilani dhe asaj “Associations Franco Kosovars” nga Lioni i Francës.

Uji Dea

Ndryshe nënshkrimi i marrëveshjes ka për qëllim bashkëpunimin në fushat e edukimit ligjor, edukimit universitar, shëndetit publik, zhvillimit ekonomik dhe fusha të tjera me interes shoqërorë.

“Association Franco Kosovars” në ceremoninë e marrëveshjes përfaqësohej nga Hakim Tata ndryshe administrator në qytetin e Lionit të Francës dhe Franck Bettulat, president i AFKRA-s, ndërsa Organizata “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë” përfaqësohej nga kryetari i saj Burim Haliti i shoqëruar nga Flamur Hyseni ligjërues universitar i së drejtës.

AFKRA dhe Organizata “Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë” u zotuan se marrëveshjen do të fillojnë ta zbatojnë sa më parë dhe efektet e para të saj do të vërehen nga mesi i muajit shtator të këtij viti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.