Fundamenti

Gjilani dhe Anamorava nisin një epokë të re akademike

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në prani të shumë personaliteteve arsimore, shkencore, është hapur zyrtarisht Universiteti Publik i Gjilanit. Kryeministri Hashim Thaçi tha se sot për Gjilanin dhe Anamoravën është një ditë e madhe dhe e veçantë sepse po nisë një epokë e re moderne e akademike. Edhe Arben Dërmaku e Qemajl Mustafa thanë se Gjilani tani e ka marrë epitetin e të qenurit qytet universitar.

Gjilani dhe Anamorava duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës të enjten patën festë. Zyrtarisht është hapur Universiteti Publik i Gjilanit i cili u bë në prani të Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Ibrahim Gashit, Hajredin Kuqit, Qemajl Mustafës, Arben Dërmakut, Nagip Arifit e figurave e personaliteteve tjera të njohura nga Kosova, raporton rajonipress.

Arben Dërmaku ushtrues detyre i rektorit të Universitetit të Gjilanit tha se iniciativat për të hapur universitet në Gjilan janë të kamotshme, qysh nga viti 1966/67. “Sot Gjilani dhe Anamorava krenohet me kuadrot që ka dhënë ky vend dhe po krenohemi që po festojmë një ëndërr të kamotshme e cila u bë realitet më 6 mars 2013. Ne më 1 tetor me sukses e kemi filluar punën universitare dhe me prioritet në këtë Universitet do të jenë studentët nga Lugina e Preshevës dhe integrimi i diasporës, derisa cilësia do të jetë një prioritet tjetër. Gjilani përfundimisht ka hyrë në hartën e universiteteve botërore” tha Dërmaku.

Ndërkaq, Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit i cili siç u tha është njëri nga meritorët që ky Universitet sot është bërë realitet tha se falë përkushtimit të Qeverisë Thaçi i cili e bëri realitet idenë për të pasur Universitet Anamorava e Gjilani sot po bëhet thyerja e epokave sepse po vendoset një tempull e cila është mrekullia e llojit të vetë. Unë i falënderojë të gjitha gjeneratat e brezat e shumtë që kanë dhënë kontribut të dijes e shkencës që Universiteti i Gjilanit sot të jetësohet” tha Mustafa.

Kurse kryeministri Hashim Thaçi tha se sot Gjilani dhe Anamorava kanë festë sepse për ju fillon një epokë e re që i ka munguar realisht Anamoravës.”Mendoj se meritë e veçantë që sot ky Universitet po jetësohet është e Qemajl Mustafës i cili me kohë ka dhënë ide për të nisur procesin e themelimit të këtij universitetit”.

RCCOLA

Thaçi tha se Universiteti i Prishtinës ishte baza e shtetëndertimit të Kosovës dhe Kosova sot ka kapacitet dhe potenciale për të krijuar e mbajtur universitete. Sot është koha e epokës moderne dhe asaj akademike për Gjilanin. Ne me kohë kemi pasur synimet tona që të hapim universitete në të tërë Kosovën dhe hapja e këtij universiteti është produkt i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Thaçi shtoj se hapja e Universitetit të Gjilanit i jep kuptimin e një qyteti evropian.”Universiteti i Gjilanit ka një rëndësi të madhe kombëtare e strategjike sepse Gjilani ka qenë elita intelektuale dhe ju me meritë sot e gëzoni këtë tempull. UGJ e lehtëson punën edhe për studentët në kuptim financiar kurse lehtëson rrugën për ata të Kosovës Lindore”.

Thaçi tha se dikush nga tabori opozitar ka pasur rezerva sa i përket hapjes së Universiteteve Publike.”Mos harroni se Universiteti i Prizrenit ka pasur storie të plotë të suksesit edhe ky universitet pa asnjë hezitim do të ketë storie të suksesit dhe ju sigurojë se tashmë ky universitet do ta ketë objektin më modern në rajon” tha Thaçi.

Kurse ministri i arsimit |Ramë Buja tha se Universiteti i Gjilanit do të jetë prodhues i kuadrove për tërë regjionin, derisa Ibrahim Gashi rektor i UP-së tha se do ta ndihmojnë këtë universitet me të gjitha mundësit./rajonipress/