FITORJA

Gjilani dhe Anamorava do të qeverisen nga AAK-ja

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në tubimin zgjedhor të koalicionit AAK- LDD në Gjilan u tha se vetëm ky koalicion mund ta shpëtojë Gjilanin nga falimentimi. Ramush Haradinaj, Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi e Nexhat Daci thanë se Anamorava do të jetë e AAK-së. Rexhep Kadriu kandidat për kryetar të Gjilanit tha se Hashim Thaçi s`ka çka lyp kësaj radhe në Gjilan sepse ai së bashku me Qemajl Mustafën e ka stagnuar Gjilanin në të gjitha fushat.

Koalicioni AAK-LDD në Gjilan të shtunën e ka hapur fushatën zgjedhore në teatrin e qytetit para shumë simpatizantëve e aktivistëve. Ky tubim është përkrahur edhe nga Ramush Haradinaj e Nexhat Daci, raporton rajonipress.

Kandidati për kryetar të Gjilanit Rexhep Kadriu tha se ai dhe subjekti i tij ka ofruar program praktikë për qytetarët e Gjilanit.”Kjo qeveri lokale ka ruajtur me ndjenjat e qytetarëve të Gjilanit dhe ka bërë eksperimente me ta. Kjo qeveri dhe ky pushtet lokal ka bërë që Gjilani të sillet si mysafirë në shtëpinë e vet. Gjilani me Qemajl Mustafën ka stagnuar sepse janë sjellur biznese jashtë Gjilanit e bizneset tona i ka falimentuar” tha Kadriu.

Kadriu tha se Hashim Thaçi po vazhdon të luaj me Gjilanin, por kësaj radhe i themi Thaçit se nuk ke çka kërkon në Gjilan.”Për një periudhë 6 mujore punët që është dashur t`i kryejë komuna, ne me forcat tona vetanake kemi ndërtuar rrugë, kanalizime, ujësjellës, terrene sportive, derisa janë ndihmuar shumë kategori sociale. Ne nuk jemi demagog sepse edhe në këto momente ne jemi në teren duke punuar. Do të jemi afër qytetarit të Gjilanit dhe ne do të vendosim vet për Gjilanin” tha Kadriu.

Fundamenti

Kurse lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se në Gjilan gjendja është e keqe dhe i ka ardhë dita ndryshimit të madh.”Ne duhet të jemi të fort në Gjilan për të pasur mundësi që ta ndihmojmë Luginën. E kemi obligim shtetëror që ta ndihmojmë dhe zhvillojmë Anamoravën dhe Gjilanin. Kosova nëse dëshiron të jetë afër Kosovës Lindore atëherë duhet ta zhvillojë ekonomikisht Anamoravën dhe në këtë rrafsh çelësi sërish mbetet tek qeverisja” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se s`ka më të vlefshme sot për Gjilanin sesa qeverisja sepse vetëm qeverisja e mirë mund ta ndryshojë Gjilanin dhe dita e fitores e kërkon edhe njeriun e fitores e ai është Rexhep Kadriu. Kandidati ynë i ka vlerat e i ka cilësitë dhe mbi të gjitha e ka konceptin e shëndoshë për ta avancuar e ndërtuar Gjilanin” tha Haradinaj.

Nexhat Daci ndërkaq tha se dikur Gjilani ishte lokomotivë e shumë proceseve në Kosovë.”Tani Gjilani dhe Anamorava kanë mbetur zorrë qore, por këtë stagnim do ta nxjerrë nga kriza Rexhep Kadriu si kryetar i ardhshëm i Gjilanit dhe Ramush Haradinaj si kryeministër i ardhshëm.

Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së tha se qytetarët e Gjilanit duhet të votojnë për njerëz të ndershëm e të përkushtuar dhe s`kanë asnjë arsye të votojnë për njerëz që kanë dosje në gjykata e prokurori./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.