UBT

Gjilani bënë homazhe për të shënuar ditën e rivarrimit të dëshmorëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nderë të shënimit të Ditës së Rivarrimit të Dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kjo zonë, ku ishin prezent udhëheqësit e institucioneve më të larta nga niveli lokal dhe ai qendror, duke nisur nga i pari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, drejtuesi i Policisë së Kosovës në Gjilan, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të UÇK – së si dhe qytetarë të tjerë të cilët nderonin me përulje veprën heroike që ata bënë për të jetësuar lirinë në gjithë Kosovën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili shoqërohej edhe nga disa deputet të kësaj legjislature, ka thënë se Kosova është një vend i cili ka dhënë shumë qytetarë të saj për lirinë e vendit, është derdhur shumë gjak dhe ishte vetëm një qëllim, luftë deri në lirinë e vendit.

”Sot është dita e rivarrimit të dëshmorëve të Zonës Operative të Karadakut. Çdo përvjetor ne përulemi para dëshmorëve të cilët dhanë gjithçka që Kosova të gëzoj sot lirinë, me besimin e madh që amanetin e tyre ta qojmë deri në fund. Familjarët e dëshmorëve duhet të jenë krenar për bijtë e bijat e tyre që janë flijuar, në të njëjtën kohë bashkëluftëtarët e tyre, që ta vazhdojnë rrugën dhe amanetin e tyre dhe gjithë qytetarëve Kosovës, që ti vlerësojnë edhe më shumë, vlerat të cilat janë më sublime në vendin tonë”, tha në fjalën e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli.

Mobi Casa

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se ajo që bënë dëshmorët është një vepër e shenjtë e cila mund të bëhet vetëm në mbrojtje dhe garantim të lirisë së truallit ku të gjithë ne jemi të lindur.

“Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Gjilanit u sakrifikuan për sjellë lirinë e popullit dhe mbrojtjen e vendit. Ata këtë vepër të shenjtë e bënë, jo për të sulmuar dikë, por për të garantuar lirinë e brezave që do të vinë edhe pas nesh. Vargu i shqiptarëve të rënë në luftën për liri, është shumë i gjatë dhe i vazhdueshëm deri në kulmim të organizimit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjaku i derdhur për liri, na obligon të gjithëve që të punojmë më shumë dhe më me ngulm në jetësimin e amanetit të tyre, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit”, tha ndër të tjerash në fjalën e tij nënkryetari Rexhep Kadriu.

Kurse ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se kjo ditë është shumë e madhe për Gjilanin, është ditë e dhimbjes, e mburrjes, e krenarisë por edhe ditë e kujtimit të veprës për ata të cilët sot nuk janë në mesin tonë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.