United Hospital

Gjilani bën një hap mbrapa larg titullit të kampionit, barazon kundër Malishevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në stadiumin “Liman Gega”, skuadra e Gjilanit e cila po lufton për titull të kampionit ka ndarë pikët me rezultat të bardh 0-0 me Malishevën, e cila me këtë pikë ka ikur nga zona e rrezikshme e tabelës, ndërsa Gjilani me këtë barazim bën edhe një hap mbrapa drejt titullit të Kampionit të cilin po e kërkon për herë të parë në historikun e saj. Gjilani pas eliminimit nga garat për Kupën e Kosovës, alternativë tjetër në këtë edicion të garave nuk ka përpos të ndjek titullin e kampionit, por me lojën të cilën treguan futbollistë të Gjilanit janë larg këtij qëllimi.

Në këtë përballje dy skuadrat kanë pasur rastet e tyre për shënim, por portierët e dy skuadrave Gashi e Koliqi nuk lejuan që të tunden rrjetat e tyre.

UBT

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, pas 90 minutave ka theksuar se me këtë orar të ngjeshur të ndeshjeve as në Premier League nuk ka. “Sigurisht që do ta vazhdojmë luftën për titull kampioni. Ky është kampionat shumë i vështirë, dhe në fund do të dhurojë kualitet. Është kampionat që kush do ta meritojë do të shpallet kampion. Jo si kampionatet e tjera me bonbone e karamele”.

Në javën e 27, Gjilani pret liderin Ballkanin kjo ndeshje konsiderohet njëra ndër më të vlefshmet për dy skuadrat gjatë tërë këtij kampionati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.