Eko Higjiena

Gjilani bëhet gati për vizitën e Ilir Metës, kudo janë vendosur flamuj

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kompania “Eco-Higjiena” gjatë tërë ditës së diel ka vendosur flamuj shtetëror për nder të vizitës së Ilir Metës, por edhe për nder të festës së 28 nëntorit. Ndryshe sipas agjendës së komunës Ilir Meta pritet të takohet me Lutfi Hazirin, një takim pritet ta ketë me lëvizjen “Vatra”.

Qendra e qytetit është stolisur me flamuj të dielën për nder të ardhjes së Ilir Metës, por edhe për nder të 28 nëntorit.

Kompania “Eco-Higjiena” gjatë tërë ditës së diel ka vendosur flamuj nëpër qendër të qytetit.

RCCOLA

Ndërkaq komuna e Gjilanit sot edhe ka zbardhur agjendën e vizitës së Ilir Metës.

Sipas agjendës së vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë zotit Ilir Meta në komunën e Gjilanit, ai pritet të takohet nga Kryetari i komunës së Gjilanit,Lutfi Haziri, një takim pritet ta ketë me përfaqësuesin e Lëvizjes “Vatra”, pastaj Ilir Meta do të kelt një konferencë për shtyp, do të realizohet një vizitë në gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”, dhe do të marrë pjesë në akademinë me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në teatrin e Qytetit./rajonipress/