Gjilani bëhet gati për të shënuar 6 vjetorin e Pavarësisë

Gjilan – Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet që të shënojë në mënyrë solemne dhe me program të pasur gjashtë vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës. Bujar Haziri nga drejtoria e kulturës tha se për këtë ditë feste janë kujdesur që qytetarëve tu servohet një program i larmishëm dhe i pasur me këngë të të gjitha zhanreve.
Programi i manifestimit për festën e 17 shkurtit i cili mbahet nën patronatin e Lutfi Hazirit këtë vit fillon me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët, pastaj një seancë solemne e Kuvendit mbahet pikërisht më 17 shkurt duke vazhduar me koncertin festivë për fëmijë, pastaj koncertin e muzikës klasike, koncerti i madh festivë me ansamble dhe solist të qytetit.
Bujar Haziri nga drejtoria e kulturës tha për rajonipress se tashmë qendra e Gjilanit është e stolisur me flamuj dhe është përgatitur edhe agjenda dhe programi i Manifestimit.
Haziri tha se për këto ditë të festës qytetarët do të kenë mundësi të shohin një program të gjithanshëm dhe me njerëz të skenës muzikore. “Jemi kujdesur që programet të jenë të larmishme dhe të jenë joshëse e të pëlqyera për të gjitha kategoritë” tha Bujar Haziri./rajonipress/