Mobi Casa

Gjilani befasohet nga Llapi e largon një hap nga titulli i kampionit

/ 2 minuta lexim

Në javën e 27-të, në derbin e kësaj jave futbollistët e Gjilanit në stadiumin e qytetit në Gjilan, nuk arriti më tepër se një pikë me Llapin e Podujevës, duke bërë një hap mbrapa për titull të kampionit.

Futbollistët e Gjilanit nuk treguan ndonjë lojë cilësore, kështu që futbollistët mysafirë nuk e patën vështirë të arkëtojnë një pikë duke i prishur llogarit e shumta “bardhëkuqeve” të Gjilanit.

Futbollisti më i mirë i kësaj ndeshje Valmir Veliu në minutën e 6-të, bëri me dije se do të jetë kafshatë e fort për futbollistët e Gjilanit, ai shmang bukur mbrojtësin Kqiku por goditja e tij përfundon jashtë pingules.

Atë çka nuk e bëri në minutën e 6-të, Veliu e arriti në minutën e 15-të, Kqiku gabon e Veliu nuk e patë vështirë ta gjenë portën e Haxhihamzës 1-0.

Shtatë minuta më vonë në atë 22-të, Keita Rezak pas një pranimi të topit nga Progni me kokë mposht portierin mysafirë nga Italia, Giacomo 1-1.

Në minutën e 38-të, Valmir Veliu shmang bukur Edison Kqiku gjuan furishëm por Haxhihamza ishte në vend.

UBT

Katër minuta më vonë në 42-të, solo aksion nga gjysmë fusha nga Veliu i cili shmang Kqikun dhe Kastratin dhe me gjuajtje të furishme mposht Haxhihamzën 2-1.

Me gjithë përpjekjet e “bardhekuqëve” të Gjilanit të dalin fitimtar nga kjo përballje ata nuk u arritën pasi sulmet e tyre ishin jo të koordinuara mirë.

Në minutën e 90-të, Gerhard Progni arrinë të barazon në 2-2 me një super gol.

Trajneri i SC Gjilani, Gentjan Mezani, pas ndeshjes deklaroi.
“Humbëm 2 pikë të rëndësishme, gabimet individuale po na kushtojnë me humbje të pikëve. Ka ende ndeshje për tu luajtur dhe do të luftojmë deri në fund”.

Nga 27 takime Gjilani pozicionohet në pozitën e 4 me 52 pikë të tubuara, 6 më pak se lideri Drita./rajonipress/