United Hospital

Gjilani ashtu siç është pritur mposht Ulpianën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në fushën me bari sintentik në Gjilan, skuadra e Gjilanit ka zhvilluar javën e 23 duke e mposhtur Ulpianën me rezultat 2-0 duke ruajtur pjesën e epërme të tabelës pozitën e dytë me 46 pikë.

“Bardhekuqët” e Gjilanit gjatë 90 minutave ishte skuadër më e mirë se mysafirët duke rrezikuar shumë herë portën e portierit mysafirë Ajetit, i cili në këtë ndeshje u tregua portier mjaft cilësorë.

Gjilani u deshtë në pjesën e dytë në minutën e 55, të shënon golin e pare këtë e arrin Gerhard Progni pas gjuajtjes së lirë duke shënuar golin e epërsisë 1-0.

Hidromorava

Futbollistët e Gjilanit kishin më tepër nga loja gjatë tërë ndeshjes, në minutën e 77-të, pas disa kombinimeve të mira sulmuesi Shend Kelmendi del përballë portierit mysafirë Ajetit i cili nga 7-8 metra me lehtësi ngrit epërsinë në 2-0.

Pas ndeshjes trajneri Ismet Munishi, deklaroi. “Në pjesën e dytë nuk ishim skuadër e barabartë, pasi ne patëm gjithçka në dorën tonë. Krijuam raste të shumta për gol, rritëm presionin, shpejtësinë, ritmin dhe me meritë arritëm ta fitojmë ndeshjen. Më vjen mirë që shënoi Shend Kelmendi dhe ishte ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes. Edhe për Edision Kqikun më erdhi mirë për paraqitjen, pasi ende nuk ke kemi parë Edisonin e vërtetë. Për tjerët mos të flas që janë dëshmuar në çdo ndeshje. Të gjithë kanë treguar lojë të shkëlqyer” tha Munishi.

Edhe Arion Ymeri ishte i sigurt”. Gjilani me këtë fitore mbetët në pozitën e dytë me 46 pikë, ndërsa në mesjavë Gjilani e Drita zhvillojnë derbin lokal në stadiumin e qytetit në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.