ARKATANA

Gjilani arrin marrëveshje me “Hib Petrol” për ulje të çmimit të naftës për 5 për qind për fermerët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë dhe kompania e derivateve “HIB Petroll” ka arritur sot marrëveshje bashkëpunimi me qëllimin që t’i mbështesin fermerët me 5 cent më lirë për litër se sa çmimi ditor për furnizimin e fermerëve me derivate të naftës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja e re me “Hib Petrol” për uljen e pagesës për naftë, është në kuadër të pakos së premtuar për familjet bujqësore.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që pos subvencioneve të mëdha që ka shpërndarë Komuna, ky akt do të jetë mbështetje e madhe për fermerët e Gjilanit.

Fundamenti

“Të gjithë fermerët që duan të përfitojnë nga zbritja e çmimit ditor të tregut, duhet të paraqesin numrin identifikues të fermerit (NIF), e që janë të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë. Marrëveshja e arritur është e dedikuar vetëm për mjete bujqësore e që ka për qëllim punimin e tokave bujqësore”, ka thënë Ramadani.

Marrëveshja është e vlefshme për një vit nga data e nënshkrimit me të drejt vazhdimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.