GRANDEMALL

Gjilani arrin fitore dhe shpreson Evropën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët e Gjilanit kanë arritur fitore të rëndësishme në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke mposhtur Feronikelin me rezultat 0-2.

Me këtë fitore “bardhekuqët” e Gjilanit, kanë arritur të mbajnë shpresa për një vend i cili i dërgon në kupat evropiane.

Gjilanasit furishëm e nisën ndeshjen e sotme, Gerhard Progni në minutat 10 e 11 gjuan furishëm por mbi portën e portierit Deniz Troshupa.

Në këtë pjesë të ndeshjes në minutën e 18-të, Zeka gjuan me kokë por pranë pingulës së Shkëlzen Ruqit të Gjilanit.

Në minutën e 23-të, nga 18 metra Sebino Plaku gjuan furishëm godet portierin Troshupa të cilit i rrëshqet topi nga dora duke u përplasur në rrjetën e tij 0-1.

Në minutën e 52-të, Zeka gjuan nga ndërprerja por Ruqi ishte në vend.

FITORJA

Një minutë më vonë, Progni gjuan bukur por Troshupa me mund pret këtë gjuajtje.

Në minutën e 70 edhe njëherë gabon portieri i Feronikelit, Deniz Troshupa i cili degazhon gabimisht tek Muhamed Usein i cili nga 20 metra gjenë këndin e djathtë të vendësve duke vulosur fatin e kësaj ndeshje me 0-2.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani theksoi.
“Kjo ishte ndeshja më e dobët e Feronikelit, portieri jonë gaboi në dy raste, skuadra e Gjilanit dëshmoi se është një skuadër e fort dhe me përvojë”.

Trajneri i “kuqebardhve” të Gjilanit, Gentjan Mezani, pas 90 minutave ka deklarua.
“Më vjen keq për pikët e humbura ndaj Trepcës’89 dhe Llapit, por ato janë të shkuara, i përgëzoj futbollistët për angazhim, tani na presin ndeshje më tepër se finalet, ne në këtë ndeshje bëmë disa ndryshime në formacion dhe rezultuan mjaft të qëlluara ndërsa në ndeshjen e radhës me Prishtinën do të japim më të mirën që posedojmë si skuadër”.

Në javën e 29-të, Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës.

Nga 28 javë të zhvilluara Gjilani ka tubuar 55 pikë e cila pozicionohet në pozitën e katërt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.