Fundamenti

Gjilani : A është qeverisje e çoroditur…!!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Isa Azemi Korça – Me shkas. A punon ky ekip në bazë të prioriteteve. Apo thjeshtë, dështimi i paraardhësve të tyre, atyre të PDK-së , i solli këta njerëz të palarë dhe të papërgatitur në pushtet, për tu përballur me problemet e kërkesat e shumta, të nevojshme, e të përditshme të qytetarëve të Gjilanit.?!

Apo, a mund tu ofrosh një grupi qytetarësh luksin e çerdheve, shkollave, fushave sportive, trotuarin, asfaltin, ndriçimin etj, deri sa një tjetër lagje në skajin tjetër i mungojnë secila prej tyre..??!!

A janë investimet komunale, selektive, me motive të ulëta politike.?!

A është misioni i kësaj qeverisje vetshkatërrues…?!

Si qytetar i lirë dhe i brengosur,
i bëj:
FTESË PUBLIKE, kryetarit të komunës së Gjilanit (kush e ka mik në FB, t`i bëjnë “tag”, pasi unë nuk po kam mundësi nga profili im, mund të jem i bllokuar prej administratorit të tij), nënkryetarit të komunës, drejtorëve të drejtorive përkatëse, që ta vizitojnë një lagje me sipërfaqe mjaft të madhe, me rritje e shtim të shpejtë, me shumë banorë, lagjen “Kulla”, ish Kufca e Ultë, që ndodhet në trekëndëshin mes fshatit Malishevë, Zabelit të Sahit Agës, dhe qytetit ( informacioni është për pushtetarët, për ata që nuk e dijnë ku i bie ky vendbanim apo lagje në rritje).

Hidromorava

Kjo lagje nuk ka:

•Trotuar,
•Çerdhe,
•Shkolle fillore,
•Ka ndriçim te pjeserishem dhe më shumë jofunksional,
•Kanalizim e ujësjellës gjysmak,
•Rrugica shumë pak të shtruara, zakonisht i kane të shtruara kuadrot e simpatizantët dhe njerëz të LDK-së, që jetojnë në këtë lagje,
•Nuk ka transport publik për fëmijët që vijojnë mësimet në shkollat e qytetit,
•Mungojnë pengesat në rrugë, që janë shumë të nevojshme, për shkak të vozitjes së pakujdesshme,
•probleme e nevoja të tjera të shumta….

P.S. Autori është i frymëzuar nga “sukseset” dhe lavdi i komunarëve për investime të “hatashme” në komunën tonë..

Isa Azemi-Korça, banor i lagjes..