RajoniPress07:33, 2 Dhjetor, 2017 | 9 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Arben Kurteshi
Era e lule blirit
Përhapet ditëve të verës
Nëpër rrugë të gjata
Gjer te pragu i derës.
Në mes parku me lule
Dhe të njomin barë,
Ka një ndërtesë të madhe
Edhe një pazar.
Vera gumëzhin
Sa shumë mërgimtarë
Përqafojnë familjen
Kohë të gjatë s’janë parë…