RCCOLA

Gjilanasit tregohen solidar, ndihma të shumta mblidhen për vëllezërit nga Shqipëria

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Për disa orë gjilanasit kanë mbledhur dhe grumbulluar ndihma të llojeve të ndryshme dedikuar vëllezërve nga Shqipëria. Ndihma po grumbullohen edhe në fshatin Dobërçan.

Shumë qytetar gjilanas në qytet e fshatra kanë dhënë ndihma nga më të ndryshmet për nevojat e familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Mobi Casa

Aksioni solidarizues po vazhdon akoma ndërsa për nesër është paraparë që shumë kompani gjilanase të grumbullojnë ndihma për t`i dërguar në Shqipëri.

Edhe banorët e fshatit Dobërçan janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti duke ofruar pako të ndryshme ushqimore dhe veshmbathje./rajonipress/