Fundamenti

Gjilanasit po tregojnë kulturë të lartë qytetarie, po i zbatojnë udhëzimet e IKSHP-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qytetarët gjilanas edhe ditëve tjera kanë qen të disiplinuar dhe në shërbim të shëndetit të tyre dhe të tjerëve. Ata kanë zbatuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duke mos dalur pa nevojë jashtë shtëpisë. Të martën kishte pak njerëz dhe më pak vetura.

Mund ta takoje aty këtu ndonjë qytetar ose djalë të ri që ecte rrugëve të qytetit, por shumica e gjilanasve po i respektojnë udhëzimet e IKSHP dhe udhëzimet tjera që vijnë nga ekspert dhe profesionist të kësaj fushe.

Uji Dea

Muharremi një pensionist i cili frekuenton çdo ditë parkun e qytetit tha se i ka reduktuar lëvizjet kohëve të fundit. “Unë kam kulturë dhe etikë qytetare dhe do të respektojë së pari vetveten dhe pastaj edhe familjen time, për të mos e sjellur para rreziqeve të mëdha që sjell ky virus” tha ky qytetar.

Elhamiu një student gjilanas tha se do respektojë çdo vendim, por jo vendimet e politikanëve dhe tek e tyre.”Gjilani edhe ashtu me kujdes maksimal ka respektuar udhëzimet e IKSHP-së dhe pothuajse s`ka pasur nevojë fare që të vendoset ky regjim i lëvizjes së qytetarëve” u shpreh ky student./rajonipress/