UBT

Gjilanasit po e japin provimin, me shumë qetësi e vetëdijesim po e përballojnë gjendjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët gjilanas me shumë kujdes dhe vigjilencë po i zbatojnë udhëzimet e institucioneve qendrore e lokale. Nuk ka frikë në mesin e qytetarëve, përkundrazi ata po tregohen solidar me të tjerët dhe po e japin provimin para kësaj sfide globale.

Gjilani të shtunën ishte i qetë, edhe pse kishte më pak gjallëri, kjo nuk do të thotë se Gjilani po zbrazet, përkundrazi qytetarët po tregohen syqen karshi situatës së krijuar pas rasteve të paraqitura me Koronavirus në Viti.

Muharremi një 52 vjeçar nga Gjilani tha se ai personalisht është i njoftuar me të gjitha udhëzimet e dala nga Qeveria.”Fatmirësisht ne kishim kohë më shumë se vendet e tjera dhe kemi lexuar e jemi përgatitur edhe psiqikisht që ta përballojmë bashkërisht këtë krizë” u shpreh ky qytetar.

Uji Dea

Burimi një qytetar tjetër tha se ka dalur normalisht si ditëve tjera.”Qytetarët po e japin provimin me shumë qetësi sepse ata i dinë pasojat dhe po bëjnë të pamundurën të respektojnë të gjitha udhëzimet e dhëna nga institucionet shëndetësore” tha ky qytetar.

Qytetarët gjithashtu e kanë kuptuar se tani në këso situata krizash ka edhe rrjete sociale e individ e media të pandërgjegjshme, që për shkak të jo profesionalizmit po japin lajme të cilat nuk janë të sakta dhe po fusin huti në mesin e qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.