Vali Ranch

Gjilanasit për tejkalim të shpejtësisë i shqiptohet dënimi prej 300 eurove dhe ndalim vozitje për tre muaj

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e një (101) km/h.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 16.08.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e një (101) km/h.

UBT

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri pike negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/