United Hospital

Gjilanasit paguajnë ujin në Postë pa provizion

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Nga sot mbi 27 mijë konsumatorë të Ujësjellësit “Hidromorava” do të paguajnë faturat për ujë të pijshëm në zyrat postare në rajonin që përfshijnë komunat: Gjilan, Viti dhe Kamenicë.

Për këtë shërbim të ri, sot është nënshkruar marrëveshja mes kryeshefit ekzekutiv të Postës, Sejdi Hoxha dhe kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamed Suliqi.

“Jam i lumtur që këta qytetarë do ta kenë këtë shërbim afër vendbanimit të tyre dhe për faturat e ujit nuk do të paguajnë kurrfarë provizioni. Kjo marrëveshje është në kuadër të prioritetit tonë për ofrim të të gjitha shërbimeve sa më afër qytetarit’, ka deklaruar Hoxha.

Banorët e Rajonit të Gjilanit kanë mundësi të paguajnë edhe faturat e energjisë elektrike, pa provizion, dhe çdo lloj pagese tjetër.

Mobi Casa

Posta e Kosovës ka një rrjet të zyrave postare në qytetin e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë si dhe në vendbanime rurale të këtyre komunave.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe sekretari i korporatës, Argjent Sefa, drejtorët: Xhyljetë Izmaku, Xhevdet Smakiqi, Bashkim Mustafa dhe menaxheri për rajonin e Gjilanit, Artan Qerimi.

Ishte e pranishme edhe zyrtarja kryesore e financave të Ujësjellësit “Hidromorava”, Merita Xhelili.

“Unë sërish u bëj thirrje të gjitha institucioneve private dhe publike që konsumatorët e tyre t’i orientojnë për shërbimin e pagesave në Postën e Kosovës, sepse kjo në radhë të parë është në interes të qytetarëve”, ka thënë kryeshefi i Postës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.