United Hospital

Gjilanasit në mënyrë madhështore e falin Fitër Bajramin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Manifestimi qendror i faljes së Fitër Bajramit është zhvilluar në qendër të qytetit. Mijëra besimtarë kanë kryer ritualin fetar duke uruar njëri tjetrin për një ditë paqësore e vëllazërore mes njëri tjetrit. Mesazhi i kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Sulejman Osmanit ishte që kjo ditë të shfrytëzohet për të nderuar njëri tjetrin, për të ndihmuar e për të qenë më solidar me të varfëritë.

Qendra e qytetit ishte e vogël për të zënë tërë atë lum të njerëzve që kishin mësyrë për të falur në ambient të hapur faljen e Fitër Bajramit. Ndryshe ky është viti i dytë që falja e Fitër Bajramit bëhet në ambient të hapur në platon e madhe të teatrit të qytetit në Gjilan.

I pranishëm në faljen e Fitër Bajramit ishin edhe dy kandidatët për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri dhe Rexhep Kadriu.

Uji Dea

Ndërkaq fjalimin kryesor e ka mbajtur Sulejman Osmani kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan i cili ka thënë se Ramazani është muaj i veçantë për të gjithë besimtarët kudo në botë. “Në këtë ditë të madhe thërrasim për unitet, solidaritet, mirëqenie e prosperitet njerëzor. Sot duhet të flisni me njëri tjetrin, të jeni më human, më vëllazëror dhe më të përkushtuar ndaj miqve e familjarëve tuaj” tha Osmani.

Manifestimi qendror ka përfunduar pa asnjë ekces./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.