Gjilanasit më së shumti paguajnë taksa në nivel vendi, ndërsa përfitojnë më së paku nga Qeveria

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rruga Gjilan – Prishtinë dhe dy korsit e fundit që janë duke u punuar, dalja Gjilan – Bujanoc dhe Gjilan – Ferizaj janë shndërruar në rrugë të ferrit e të trishtimit. Qytetarët gjilanas i bëjnë thirrje Albin Kurtiti e Liburn Aliut që të zgjohen nga gjumi dhe t`i përgjigjen reagimeve të shumta të gjilanasve të cilët paguajnë taksa të majme për Qeverinë, ndërsa janë përfituesit me të pakët të fondeve qeveritare.

Gjilanasit janë të zhgënjyer ekstrem në heshtjen e pakuptimtë të Albin Kurtit dhe injorancën e pazakontë të Liburn Aliut. Rruga Gjilan – Prishtinë është shndërruar në një rrugë të ferrit e tmerrit.

Nëse ke fat të shpëtosh pa e dëmtuar veturën ditën që udhëton nga kjo rrugë, je shumë me fat dhe edhe më me fat do jesh nëse nuk do të aksidentoheshe.

Mobi Casa

Burhani qytetar gjilanas thotë se dy herë ka udhëtuar brenda muajit për Prishtinë dhe dy herë e ka dëmtuar veturën.”Kur binte shi rruga ishte e padukshme dhe gropat nuk vëreheshin. I bëjë thirrje Albin Kurtit që të zgjohet nga gjumi sepse kur i duheshin votat vinte nga tri here gjatë ditës në Dobërqan e Përlepnicë. Heshtja e tij përballë një emergjence qytetare vërtet e pakuptimtë” shprehet Burhani.

Mustafa vozitës i autotaksive thotë se i është prishur vetura në vlerë të 400 eurove.”Rashë në gropën e madhe dhe vetura mu dëmtua shumë. Fatmirësisht shpëtova pa e lënduar dikë tjetër e kjo rrugë nëse nuk intervenohet me kohë, më mirë të mbyllet fare për qarkullim” mendon ky vozitës.

Elhamija një tjetër qytetar mendon se Alban Hyseni s`ka fare fuqi e as autoritet për të ndikuar tek Albin Kurti.”Ky Albani as një kaci asfalt se ka qitën e lëre ma me krye punë te Albini. U pa me rastin e rrugës në Livoq. Turpi i mbuloftë këta injorant e të paditur totalisht” shprehet Elhamija./rajonipress/