Hidromorava

Gjilanasit kontribuojnë me kërkesa të shumta për investime komunitare në dëgjimet publike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit, në 10 debatet publike që janë mbajtur këtë muaj për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021, kanë kontribuar me kërkesa për investime komunitare, të cilat nga autoritetet komunale janë vlerësuar reale.

Zijadin Maliqi, drejtor për Buxhet dhe Financa, ka thënë se cikli i 10 dëgjimeve buxhetore i cili ka filluar më 23 gusht, dje është përmbyllur me sukses me organizimin e debateve me komunitetet pakicë, me rininë e gratë, me banorët e Dobërçanit dhe me ata të Kmetocit, ku është përfshirë edhe Shillova, Verbica e Kmetocit dhe Përlepnica.

RCCOLA

Maliqi tha se kërkesat e qytetarëve të cilat janë paraqitur në këto debate, do të trajtohen me seriozitet dhe me të gjitha mundësitë do të inkorporohen në planifikimin e buxhetit për investime në vitin e ardhshëm.

Nën organizimin e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, janë mbajtur dëgjime buxhetore edhe me qytetarët e Llashticës, Grykës së Karadakut, Cernicës, Livoçit të Ulët, Dheut të Bardhë dhe Pogragjës, ku janë përfshirë edhe fshatrat tjerë./rajonipress/