Uji Dea

Gjilanasit kërkojnë ndryshime radikale, koha nuk na pret të eksperimentojmë me praktikantë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët janë të zhgënjyer me qeverisjen e LVV e cila e degradoi skajshmërisht këtë qytet dikur më të zhvilluarin në rajon. Qytetarët thonë se duhet të ndryshohet kjo gjendje sepse këta të VV duan ta fundosin përfundimisht shpresën se do të stabilizohet komuna me qindra halle e probleme.

Qytetarët e anketuar gjithashtu shprehen të shqetësuar për zhvillimet e ngadalshme dhe pothuajse asnjë projekt të nisur nga kuadrot e LVV.

Të paditur dhe të paaftë po duken në shumë fusha, por kjo e shkatërron të ardhmen e një qyteti që gaboi rëndë kur “votoi” në emër të “ndryshimit”.

Elbasani qytetar gjilanas thotë se Ministria e Pushtetit Lokal duhet të ndërhyjë që ta bëjë të funksionalizuar komunën e Gjilanit e cila ka mbetur në qorr sokak.

Eco Higjiena

“Ne jemi pa kryetar e pa asamble sepse të dyja janë të paralizuara. Ky Alban Hyseni vetëm emrin e ka aty sepse me të dirigjojnë Luan Aliu dhe Arianit Sadiku servila të Albin Kurtit”, shprehet ai.

Minaveri një tjetër qytetar mendon se Gjilani po humb çdo ditë e më shumë me këtë praktikanta të cilët kanë fituar në saje të euforisë.
”Duhet ndërhyrje urgjente sepse Gjilani nuk ka kohë të vazhdojë me eksperimente. Mjaft kemi duruar dhe Albin Kurti nëse dëshiron ta ekzistojë ende si parti, duhet ta përmirësoj imazhin duke filluar me Gjilanin” thotë Minaveri.

Nuhiu një tjetër qytetar që thotë se e ka votuar LVV shprehet shumë i zhgënjyer.

”Jam tejet i zhgënjyer dhe ende nuk po mundem të besoj se kemi votuar të paditur e të paaftë. Kam menduar vërtet se ka me lulzue Gjilani, po fatkeqësisht qyteti im po vdes çdo ditë e më shumë” tha ai./rajonipress/