Uji Dea

Gjilanasit i bastiset shtëpia, policia i konfiskon marihuanë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve njësitet që veprojnë në Gjilan, gjatë implementimit të Planit Operativ “Stop Drogave në Shkolla” në rrugën “Sadik Sadiku’, në Gjilan me 12 shkurtë 2018 aty rreth orës 17;30 kishin ndaluar të dyshuarin shqiptar, shtetas i Kosovës dhe gjatë kontrollit fizik tek i njëjti është gjetur një qese me substancë të dyshuar të llojit Marihuanë me peshe 0.5 gram.

Njësitet anti drogë kanë vazhduar me hetimin e rastit dhe pas grumbullimit të informatave dhe dëshmive shtesë sot me 28 shkurtë 2018 në bazë të urdhëresës së Gjykatës është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar E.Sh. (1995) me banim këtu në Gjilan dhe gjatë kontrollimit është gjetur dhe sekuestruar një qese e dyshuar si substancë narkotike Marihuan, dhe një telefon celular si provë materiale për gjykatë.

ARKATANA

Pas kthimit në stacion Policor është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar 6.5 gram, në bazë të testit fushor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të intervistohet dhe pas intervistës i njëjti është ndalur për 48 orë dhe lënda pas kompletimit i dërgohet Prokurorisë Themelore të Krimeve të Rënda në Gjilan për procedura të mëtutjeshme njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.