UBT

Gjilanasit Dorlir Ahmeti i pranohet detyra në Olimpiadën Botërore të Matematikës në Brazil

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Matematikanit të ri gjilanas Dorlir Ahmeti, i është pranuar përsëri një detyrë e përpiluar nga ai, në kuadër të testit të Olimpiadës Botërore të Matematikës IMO 2017, që po mbahet momentalisht ne Brazil.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka uruar Ahmetin për këtë sukses të jashtëzakonshëm, duke thënë se e ka bërë krenar Republikën e Kosovës, e Gjilanin në veçanti.

Mobi Casa

“Dorliri është matematikani i vetëm shqiptar deri më tani, që me detyrat e tij origjinale ka arritë jetë i pranishëm në këto olimpiada botërore të matematikës. Jo rastësisht, e kam nderuar me mirënjohje për të arritura të veçanta javë më parë. Ai e ka bërë krenar Republikën tonë dhe Gjilanin tonë. Urimet më të përzemërta”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, në kuadër të testit të ditës së parë në IMO 2017, detyra e dytë është përgatitur nga Dorlir Ahmeti. Këtë detyrë të përpiluar nga Dorliri, ekipi shqiptar e ka propozuar në IMO 2017, ku edhe është pranuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.