RCCOLA

Gjilanasit do të mund të pajisen me certifikata nga shtëpitë e tyre përmes porosive online

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica, ka paralajmëruar qytetarët e Komunës së Gjilanit se që nga muaji i ardhshëm do të nis implementimi i pilot-projektit Home-Komuna, për pajisjen e qytetarëve me dokumente të Gjendjes Civile me porosi online.

“Kjo do të bëhet me porosi online nga ana e qytetarëve ndërsa dokumentet do t’u dorëzohen qytetarëve përmes Postës dhe Telekomit “, ka thënë Gagica, në një konferencë për media.

Me këtë rast, Gagica ka thënë se brenda 100 ditëshit të parë të qeverisjes Haziri po bëhen punë të mëdha në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.

“Vendimi i parë i drejtorisë është eliminimi i pauzës nga ora 12:00 deri në orën 13:00 që është shtuar shërbimi për qytetarë për një orë, ndërsa tani kemi vendimin e dytë të ofrimit të shërbimeve në shtëpi të qytetarëve tanë, duke i pajisur ata me dokumente të Gjendjes Civile në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për implementim të këtij projekti nga muaji i ardhshëm.

Uji Dea

“Kostoja financiare për nxjerrjen e një certifikate do të jetë e njëjtë. E gjitha çfarë duhet të bëjë një qytetarë është që të bëjë porosinë online përmes internetit ose edhe përmes telefonit dhe certifikata të cilën ai e kërkon do t’i dërgohet në shtëpi nga postieri”, ka sqaruar Gagica.

Ai ka njoftuar qytetarët se të gjitha çështjet teknike lidhur me këtë projekt do të përfundojnë brenda dy ditësh dhe se qëllimi i vetëm ka qenë shkarkimi i sporteleve dhe dhënia e sa më shumë shërbimeve për qytetarët tanë.

Me këtë projekt për një kohë të shkurtër jepen shërbime për numër shumë më të madh të qytetarëve.
Drejtori Gagica, ka thënë se në këtë projekt janë të përfshirë edhe ekspertët e Teknologjisë Informative të cilët janë në kuadër të drejtorisë së Administratës, ndërsa implementimi do të bëhet përmes websajtit apliko.org, që do të bëhet enkas për kryerjen e këtyre shërbimeve./rajonipress/