Eko Higjiena

Gjilanasi Sali Musliu krenar me Logon, u jep shpirt e zemër trimave të përfaqësueses së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Më vjen mirë që Logo-n të cilën e punova unë do të përfaqësoj Federatën e Futbollit të Kosovës … veç Trimat tanë n’fushë mujnë’ me ja dhon’ shkëlqimin kësaj Logo-je, e neve na mbetet t’jemi me shpirt’ e zemër pran tyre ka shkruar Sali Musliu.

Piktori gjilanas, Sali Musliu, i lindur në Gjilan, në vitin 1966, është ai që e ka dizajnuar logon, e cila u përzgjodh nga FFK.

Ka pasur reagime për dhe kundër kësaj logoje, por shumica e atyre që e njohin Sali Musliun dhe punën e tij profesionale e artistike, nuk e kanë problem të japin nota dhe vlerësime pozitive. Thjesht Sali Musliu ka bërë një Logo shumë të pranueshme për publikun dhe përkushtimi i tij dhe qasja artistike i japin shkëlqim Llogos.

Së fundit edhe vet Sali Musliu ka bërë një koment ku thotë se ndihet krenar që ai e ka punuar Logon.

“Më vjen mirë që Logo-n të cilën e punova unë do të përfaqësoj Federatën e Futbollit të Kosovës … veç Trimat tanë n’fushë mujnë’ me ja dhon’ shkëlqimin kësaj Logo-je , e neve na mbetet t’jemi me shpirt’ e zemër pran tyre” ka shkruar Sali Musliu.

Eco Higjiena

Ndryshe Sali Muslu ka diplomuar në vitin 2001 në Akademinë e Artit në Dusseldorf, tek artisti me reputacion botëror, prof. Konrad Klapheck.

Musliu është aktiv në skenën e artit dhe profesionalisht merret me pikturë në Frankfurt, ku vepron dhe jeton aktualisht – thuhet në një njoftim të FFK-së.

Gjatë vitit 2010 ka qenë profesor i artit në Kolegjin AAB në Prishtinë, derisa më herët ka menaxhuar me galerinë-ateleun e hapur në Prishtinë.

Piktori ka fituar shumë çmime si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, derisa në vitin 1999 nga Akademia e Arteve në Dusseldorf e pranoi titullin ‘Mjeshtër i Artit’.

Veprat e piktorit Sali Musliu gjenden të ekspozuara në institucione të ndryshme, muze të artit dhe shumë koleksione private në të gjithë botën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.