RCCOLA

Gjilanasi që ka rreth 2000 eksponate të ndryshme

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shumë njerëz nëpër botë kanë hobi të ndryshëm në jetën e tyre edhe pse disa prej tyre janë shumë të rrezikshme, por dashuria ndaj një synimi është gjithmonë ajo që i mposht barrierat e ndryshme gjatë jetës. Edhe në Kosovë si në gjithë botën ka njerëz të cilat një jetë të tërë ia kanë kushtuar një hobi të veçantë, njëri ndër ta është edhe qytetari nga Gjilani, Agim Ilazi, i cili është një mbledhës dhe ruajtës i gjërave të vjetra.

Një hap të tillë, Agim Ilazi, kishte filluar që nga mosha 20 vjeçare pa e ditur se ky aktivitet i tij do ta përcjell për 40 vite rresht.

Ilazi i cili sot në supet e tij ka 62 vjet, në shtëpinë e tij të formuar si muze ka rreth 2000 gjëra të ndryshme, çka për një amator është një numër jashtëzakonisht i madh.

Ilazi në shtëpinë e tijë në një dhomë sipas kushteve dhe dëshirës së tij, ka renditur të gjitha eksponatet e tij në mënyrë shumë precize.

“Isha 20 vjeçar, në atë kohë dëgjojsha si çdo i ri muzikë Rock-Blues e Jazz, atëherë vetëm me plaka të magnetofonit përcjellshim hitet më të mëdha botërore të muzikës ku sot numëroj rreth 500 pllaka, por nga dashuria për gjera të ndryshme fillova të interesohem për gjëra të vjetra, asnjëherë në jetë nuk e kam mendu se kjo dashuri do të më përcjell mbi katër decenie, por njeriu po u dashurojke në punën e tij dhe në historitë e kaluara”, thekson, 62 vjeqari Agim Ilazi.

Ilazi i cili çdo gjë e ruan me kujdesin më të madh dhe është në gjendje për çdo pjesë të eksponanteve të tregon historinë e tyre.
“Ky është një muze i imi personal është një pasion i imi që nga fëmijëria e hershme e imja, qëllimi im është që të ruhen vlerat autoktone të Shqiptareve e më gjerë, çdo eksponant e ka historikun e vet dhe të gjitha këto eksponante për mua janë si një familje”, shprehet koleksionuesi Ilazi.

Eco Higjiena

Ilazi edhe pse ka dëshirë që të shkëmbej përvoja të ndryshme me njerëzit që merren me këtë veprimtari ato janë të pakët.
“Sot ka shumë pak njerëz që merren me gjëra të tilla, kjo punë donë sakrificë të madhe dhe kujdes të veçantë, jam i gatshëm me çdo njeri dhe Institucion të bashkëpunoj”.

Agim Ilazi ka një falënderim të veçantë për nën-kryetarin e komunës së Gjilanit, Arbër Ismajlin, i cili këto ditë e kishte vizituar në muzeun e tij personal.
“Ishte një befasi e veçantë për mua, për herë të parë më ka vizituar një njeri nga komuna e Gjilanit dhe i jam mirënjohës nënkryetarit Ismajlit për vizitën që më ka bërë, për mua është shumë e rëndësishme kur institucionet gjejnë kohë të më vizitojnë dhe kujdesën për punën time”.

Ilazi ka edhe një dëshirë të veçantë duke shpresuar se shumë shpejt të gjitha këto eksponante do të konservohen.

“Janë shumë gjëra të vjetra me qindra vitesh, në qoftëse këto nuk konservohen sa më shpejt ato do ta humbin origjinalitetin e tyre”.

Agim Ilazi një qytetar i ndershëm dhe i respektuar thekson se çdo njeri i interesuar mundet ta kontakton për të parë nga afër muzeun e tij personal./rajonipress/