FITORJA

Gjilanasi Përparim Muja vrapon në Maratonën e Tiranës për ndërgjegjësimin për sindromën Down

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilanasi Përparim Muja me dashuri të madhe në shenjë të përkrahjes dhe ndërgjegjësimit për Sindromën Down, ka marrë pjesë në Maratonën e Atletikës 42km e cila është mbajtur në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë në Tiranë për të pestën herë me radhë.

Në këtë Maratonë përpos shtegut 42km ishin edhe maratona 21km e 10km. Muja i cili njihet për përkrahje të parazervë të shoqërisë kosovare në çdo aktivitet në të cilën organizohet për të mirën e shoqërisë, jep kontributin e tij duke u solidarizuar me te gjitha shtresat dhe aktiviteteve të cilat organizohen. “Ishte një maratonë shumë e madhe me shumë atletë rekreativë e profesional, qëllimi im ishte që të solidarizohem me kategorinë e personave të Sindromit Down, jam shumë i lumtur që isha pjesë e kësaj maratone ndërsa të gjithë njerëzve që janë të prekur me Sindromin Down kam një porosi të veçantë duke ju dëshiruar jetë të shëndetshme e të lumtur do të jem zë i fuqishëm për ju dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e shoqërisë suaj”, ka bërë të ditur Muja.

Uji Dea

Muja edhe pse kishte një lëndim në gju për nder dhe respekt të këtyre personave kishte vrapuar i lënduar. Nuk ka dyshim se këtë vullnet të mirë siç e kishte Përparim Muja duhet ndjekur edhe shumë qytetarë, intelektual e sportist tjerë të Komunës së Gjilanit.

Siç ka bërë të ditur Muja shumë shpejt për dashamirët e atletikës e maratonistëve do të del me një projekt të ri për qytetarët e Gjilanit e Anamoravës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.