Gjilanasi Mërgim Hyseni prezantohet edhe me një film aksion
Gjilan – Gjilanasi Mërgim Hyseni po tregohet i suksesshëm në botën e filmit. Së fundit ai ka lansuar filmin aksion – krim të titulluar “Mëshira”.
Filmi “Mëshira” është prodhuar nga produksioni “AlbanianDream Film”. Filmi është i metrazhit të gjatë, i zhanrit Aksion – Krim. Regjia, montazhi, e skenari janë realizuar nga Mërgim Hyseni, kurse Kamera nga Gentrit Murati.
Mërgim Hyseni tha për rajonipress se Filmi “Mëshira” cilësohet si film për të rritur, por i përshtatshëm për të gjitha moshat. “Ne kemi publikuar një Trailer të Filmit ku mund të shihen disa pjesë të shkurtra, dhe së shpejti do të publikohet i plot. Si në projektet e kaluara të bëra nga ne, ashtu edhe në këtë film kanë pasur mundësin të marrin pjesë shumë artist të rinj” tha Hyseni.
Ndryshe në këtë film marrin pjesë edhe aktorët:Mërgim Hyseni, Gentrit Murati, Valmire Qerimi, Ermira Kqiku, Habib Hyseni, Vlera Azizi, Genc Hyseni, Albion Hyseni, Artan Haliti, Qemajl Maliqi, Vildan Salihu dhe shumë të tjerë./rajonipress/


