Gjilanasi, Lirik Qerimi krenaria kombëtare dhe shtetërore e Kosovës, merr licencën e pilotit komercial

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lirik Qerimi me sukses të plotë në Greqi ka përfunduar rrugëtimin e tij akademik duke fituar licencën e pilotit komercial. Dua të bëjë fluturime mbi qiellin e Kosovës pse jo edhe në kuadër të NATO-së shprehet me shumë gëzim Lirik Qerimi.

Gjilanasi Lirik Qerimi ka përmbushur ëndrrën e tij të kahershme që të pasurohet me licencën e pilotit.
Në Greqi tashmë me sukses ka përfunduar rrugëtimin e tij akademik duke fituar licencën e pilotit komercial. Dhe ky lajm për të dhe familjen e tij, po edhe shtetin e Kosovës është diçka e jashtëzakonshme.

Liriki bëri një postim emocional:

“Unë shkruaj me shumë kënaqësi pasi kam mbaruar shkollën Globale të Aviacionit në Athinë. Dua të shpreh mirënjohjen time për familjen time për mbështetjen e vazhdueshme, miqtë që kanë qenë gjithmonë pranë meje, instruktorët e fluturimit që më kanë orientuar me pasion, dhe gjithë stafin e akademisë për kontributin e dhënë në rrugëtimin tim drejt licencës së pilotit komercial” shkroi Liriki.

Mobi Casa

Lirik Qerimi me shumë kënaqësi thotë për rajonipress se ka realizuar ëndrrën e tij të kahershme. “Dua të bëjë fluturime mbi qiellin e Kosovës pse jo edhe në kuadër të NATO-së” shprehet me shumë gëzim Lirik Qerimi.

Qerimi thotë se kurrë nuk i dihet dhe mund të bëjë realitet edhe këtë dëshirë të tij.

”Kosova ka kuadro të mira në këtë drejtim vetëm duhet pak motiv e stimulim që ata të orientohen me kohë në këtë fushë shumë specifike. Mos harroni të gjitha shtetet e forta dhe ato në zhvillim çdo ditë flasin për luftë e armatime moderne, e ne jemi askund në këtë drejtim” thotë Liriki./rajonipress/