ARKATANA

Gjilanasi Liridon Ramadani certifikohet ambasador i paqes

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një grup i të rinjve nga Kosova, Serbia dhe Bosnje Hercegovina morën pjesë në seminarin e organizuar nga OJQ “Youth Education Committee” i cili u mbajt në Beograd, prej datës 7-12 dhjetor 2014. Liridon Ramadani u shpreh se ka përfituar një eksperiencë të mirë në Beograd. Ndërmjet të rinjve u krijua një klimë e bashkëpunimit dhe socializimit të plotë duke shkëmbyer përvojat tona dhe shprehur dëshirën dhe vullnetin e fortë që të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen përmes projekteve apo vizitave të ndryshme tha ai.

Projekti i quajtur “Ambasadorët e Rinj të Pajtimit” i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, kishte për qëllim takimin e të rinjve dhe diskutimin e përvojave të shoqërive nga këto shtete në procesin e tranzicionit dhe pajtimin e regjionit duke i shfrytëzuar integrimet evropiane si një mekanizëm ndihmës, raporton rajonipress.

Regjionin e Gjilanit në këtë konferencë e përfaqësoi Liridon Ramadani ekonomist i diplomuar dhe njëherit absolvent në Fakultetin e Edukimit në UP.

Si pjesë të kulturës së Gjilanit ai prezantoi edhe derbin gjilanas në futboll Drita – Gjilani, por edhe disa produkte tjera vendore për t’u njohur më mirë secili pjesëmarrës me kulturën e njeri – tjetrit.

Ramadani tha për rajonipress se gjatë tërë kësaj periudhe kanë patur takime të ndryshme me përfaqësues të lartë shtetëror nga Serbia si Borko Stefanoviç me të cilin u diskutua edhe për dialogun Kosovë – Serbi, përfaqësues nga mediat serbe si me gazetaren e TV Pink Olja Beckoviç e cila ligjëroi për liritë e medias dhe manipulimet e mediave në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

“Nga tërë ajo që tha zonja Beckoviç le të kuptohet se sa kishte ndikim pushteti mbi mediat në Serbi. Pjesë e diskutimeve ishin edhe krimet e luftës në regjion, gjenocidi në BIH dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008, ligjëratë e përgatitur nga Janja Simentiç profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit. Pikë e përbashkët e gjithë pjesëmarrësve ishte integrimi në Bashkimin Evropian” ka sqaruar Ramadani.

UBT

Ramadani tha se organizatori kishte paraparë disa takime me njerëz kompetent për këtë proces si Pierre Mirel prej të cilit u kuptua se sa rrugë e gjatë është deri te integrimi i plotë në EU.

Pastaj Marina Rakiç, Naim Leo Beçiri dhe një mikpritje e ngrohtë nga përfaqësuesi i EU-së në Serbi Michael Davenport me të cilin u diskutua për politikën e EU-së në lidhje me zgjerimin dhe futjen nën ombrellën e saj edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e takimeve të shumta ishte edhe diskutimi me ambasadorin e Kosovës në Beograd Valdet Sadikun, i cili foli për bashkëpunimin dhe rrugën që është hapur pas negociatave me Serbinë.

Ai gjithashtu foli edhe për praktikat e mira ndërkufitare dhe rritjen e vazhdueshme të eksportit nga Kosova në Serbi. “Pra, ideja e këtij seminari ishte sigurimi i një qasjeje krejtësisht tjetër duke ju referuar të ardhmes së përbashkët, pra, integrimi në EU duke kapërcyer kështu konfliktet e së kaluarës”.

Ramadani u shpreh se ka përfituar një eksperiencë të mirë në Beograd. “Ndërmjet të rinjve u krijua një klimë e bashkëpunimit dhe socializimit të plotë duke shkëmbyer përvojat tona dhe shprehur dëshirën dhe vullnetin e fortë që të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen përmes projekteve apo vizitave të ndryshme”.

Ndryshe seminari ka përfunduar më 12 dhjetor të këtij viti ku ata u certifikuan si ambasador të pajtimit dhe tani ata janë duke shkëmbyer përvojën e fituar në Beograd me të rinjtë në vendet e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj: