KKVITI

Gjilanasi Arben Kurteshi vlerësohet si autor i mrekullueshëm, atdhetar, poet dhe penë e artë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dedë Deda krijues nga Shqipëria ka thënë se Arben Kurteshi është autor i mrekullueshëm, është një mik, një atdhetar, një poet dhe një penë e artë.

Arben Kurteshi mërgimtari gjilanas pos aktiviteteve të shumta që ka kryer rreth çështjes së Kosovës dhe afirmimit të saj kudo në botë, po tregohet i suksesshëm edhe në fushën e krijimtarisë poetike.

Arben Kurteshi tashmë është autor i librit “Tingujt e zemrës” dhe ka marrë shumë
vlerësime pozitive nga krijues të vendeve të ndryshme.

Por krijuesi Dedë Deda e ka quajtur Kurteshin autor të mrekullueshëm. “Është hera e parë në jetën time që vlerësoj një poet që kam në miqësinë time, jo vetëm këtë autor, por kam edhe të tjerë poet, që me të vërtetë meritojnë vlerësim dhe respekt nga ana ime. Ndoshta nuk jam dhe aq i aftë të shpreh një vlerësim ashtu siç e shprehin poetët e mëdhenj, por do të shprehem me aq kapacitet që kam, që mos ta zgjas shumë, dua të flas për këtë autor të mrekullueshëm, është një mik një atdhetar një poet dhe penë e artë, z- Arben Kurteshi ka lindur me dt 19. 05. 1972 në Gjilan Kosovë ai jeton prej vitesh në Zvicër. Poeti Arben Kurteshi tashmë e njohin shumë lexues, unë personalisht kam që 5-së vite që e njoh, zëri i tij në vëllimin e parë të librit që ka botuar me titullin:”Tingujt e zemrës” , ka tërhequr shumë vëmendje nga ky talent i pa zbuluar kohë më parë, dua të ndalem një çast tek një poezi e tij që shpërthen si një vullkan nga toka për dashurin e atdheut, dhe ky autor besoj se të gjitha poezitë i ka krijuar nga mërgimi.

I PAMPOSHUR
Jam i pamposhtur
Lëshoj kushtrim,
Kam shumë zemra
Në trupin tim.
Disa rrahin
Në gjoksin tim,
Të tjerat më rrahin
Në mërgim.
Më mbajnë të fortë,
Më bëjnë trim,
Të gjitha janë
Nga gjaku im.
Jam tokë e vjetër
Shkëmb e gur,
Kam shumë zemra
Nuk shuhem kurrë.

Poeti Arben Kurteshi është vërtetë një misionar që ka arritur me mjeshtri të përcjell ndjenjat e tij shpirtërore në vargje, ky talent tashmë është në zemrën e poezisë, ai na shfaqet herë me poezi dhe herë me thënie:
****
Unë nuk jam poet i madh
Si ata të mëdhenjtë nga Shqipëria,
Jam i vogli kosovar,
Por shqip janë shkronjat e mia.

***
Poeti Arben Kurteshi lartëson, lart e më lart poetët e mëdhenj nga Shqipëria, ndërsa unë do të shtoja se ky autor është tashmë në të njëjtin brumë me poetët e mëdhenj që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare. Ky autor meriton vërtetë një vlerësim me të gjitha drejtat që i takojnë, në poezitë e tija lexohet qartë se ky autor bën thirrje për bashkimin kombëtar, aty na shfaqet me një tjetër poezi që frymëzon çdo lexues për dashurinë e atdheut:

RCCOLA

Orkestra
Ka shumë kohë,
Që po mendoj,
Një orkestër
Të formoj,
Ti mbledh bijtë
Nga Shqipëria
Nga Kosova
E Çamëri
Të këndojmë
Të gjithë bashkë
Siç kënduan
Ilirët e lashtë
Dhe kur bashkë të jemi
Me ata nga mërgimi
Këngës për bashkim do t’ia themi
Përherë nga gëzimi

Poeti Arben Kurteshi vazhdon akoma të shkruaj me poezitë e tija të mrekullueshme, ky autor shfaqet shpeshherë me një tjetër poezi me titulli “Ato nëna”, kur e lexova për herë të parë mishi i trupit më është rrëqethur, dhe e vërteta e atyre nënave që vuajtën dhe që na rritën me shumë sakrifica gjendet pikërisht në vargjet e autorit.

ATO NËNA
Shumë më dhimbsen ato nëna
Që s’patën fat në shkollë të shkonin
E në vend të abetares
Kapën draprin në arë t’punonin.
Edhe n’ara edhe n’shtëpi
Laj, fshi e misër bluaj
Me njërën dorë rritën fëmijë
E me tjetrën n’magje gatuaj.
Oh, shumë m’dhimbsen ato nëna
Që rritën trima, e vetë vuaj
Rritën vajza e rritën djem
Prapë i lanë, ikën n’dhe t’huaj
Shumë prej tyre na kanë lënë
Disa të tjera ende janë gjallë
Ah, ato nëna sa shumë për ne bënë
Veç një nënë sa një mëhallë.

Shpirti i madh i këtij autori bën thirrje në çdo varg, autori din shumë bukur të përcjelli dhimbjen e nënave që sakrifikuan për të na rritur. Poeti Arben Kurteshi ka një penë të mirëfilltë, herë shprehet me dashuri në vargje, e herë na kujton dhimbjet që kombi ynë ka kaluar, ky autor me vargjet e tija është aq i mirëfilltë sa që rrëmben zemrat e lexuesit në çdo poezi apo thënie, me këtë rast dua të ju përcjell një tjetër poezi që shkruan për mërgimin që na ndau për së gjalli me nënën babanë vëllanë dhe motrën

KTHIMI I PAPRITUR

Herët në mëngjes
Filloi dielli të shndrit,
Dëgjova zëra njerëzish
Duke pëshpëritur.
Syve s’u besoj
Në këtë qetësi,
Kur shoh ata njerëz
Që vijnë në shtëpi.
Disa ishin plakur
Disa ishin të rinj:
-Zot, a është e mundur,
Këta janë bijtë e mi?!
Ne të lamë të re
E të gjetëm plakë
Të lutem për atë Perëndi
Na e fal këtë mëkat.

Ky autor vërtetë me ka çuditur, vargjet e tija tregojnë realitetin që po jetojmë, në vargjet e këtij autori kuptohet shumë qartë se çfarë kërkon zemra e tij e madhe, poeti Arben Kurteshi ka plot poezi të tjera, por unë shpreha ca prej tyre, dhe poezitë e tija ja kam lexuar që të gjitha, nuk besoj të kem harruar ndonjë poezi që ky autor ka shkuar, unë do të kisha shumë dëshirë ta njoh nga afër, shpresoj që një ditë do të takohem me këtë autor bashkë në një tavolinë, dhe të bisedojmë për shumë gjëra për letërsinë shqiptare. Me këtë rast po e mbylli me pak fjalë, i uroj nga zemra që pena e tij të arrijë majat ka shkruar Dedë Deda./rajonipress/