ARKATANA

‘Gjiganti’ Kryeziu tregon si flitet shqip në Superligën zvicerane

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Mirlind Kryeziu është i gjatë 1.98 centimetra dhe shihet si futbollist me të ardhme të ndritur. Ai në bisedë me albinfo.ch flet për fëmijërinë e tij, dashurinë për futbollin dhe si flitet shqip në Superligën zvicerane.

Është vetëm 21-vjeçar, por i gjatë 1.98 centimetra. Ka luajtur për Zvicrën U-16, U-17, U-18, U-19 dhe U-20, ndërsa tani ka vendosur të luajë për Kosovën. Mirlind Kryeziu në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch, tregon për jetën në Zvicër, dashurinë për futbollin dhe shokët e tij që luajnë në skuadrat e tjera zvicerane.

“Nëna ime ka ardhur pak më herët se babai im në Zvicër, ndërsa gjyshi ka punuar si sezioner në Zvicër. Babai im ka ardhur si azilkërkues në vitin 1992. Isha nipi i parë nga ana e nënës. Kështu m’i plotësuan të gjitha dëshirat. Dashuria për futbollin ka filluar herët. Kam jetuar në një lagje të Cyrihut me shumë shqiptarë, ku kemi luajtur së bashku futboll”, është shprehur Mirlind Kryeziu për albinfo.ch.

Superliga e Zvicrës, me shumë shqiptarë

Zvicra është e mbushur me futbollistë shqiptarë. “Në Zvicër ka shumë futbollistë shqiptarë dhe kemi respekt për njëri-tjetrin. E kam më mirë me Benjamin Kolollin dhe Hekuran Kryeziun, sepse jemi në një ekip. Por, edhe me Albian Ajetin jemi në kontakt”, është shprehur tutje futbollisti i Zurichut, që ka një të ardhme të ndritur para tij. Ai luan si qendërmbrojtës. “Ishte një vendim i lehtë për t’iu bashkuar Kosovës. E falënderoj Zvicrën për kushtet që mi ka ofruar deri më tani dhe shkollën e futbollit. Isha kapiten i Zvicrës për grupmoshat e reja për tre vjet. Kam biseduar me familjen dhe e kemi marrë një vendim së bashku, që të luaj për Kosovën”, thekson tutje mbrojtësi gjigant.

“Me Hekuranin dhe Benjaminin flasim shqip në fushë dhe në zhveshtore. Shpresoj se do të debutoj me Kosovën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Megjithatë, t’ia lëmë kohës”, ka përfunduan Mirlind Kryeziu.

ARKATANA

Qendërmbrojtës për FC Zürich

Mirlind Kryeziu ka lindur në Zvicër dhe është 21-vjeçar. Ai luan si qendërmbrojtës dhe shihet si lojtar me të ardhme të ndritur

Ka luajtur për Zvicrën

Kryeziu ka luajtur për Zvicrën U-16, U-17, U-18, U-19 dhe U-20, ndërsa tani luan për Kosovën. Ai ishte ftuar për dy ndeshjet ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit, por nuk debutoi.

https://www.albinfo.ch/gjiganti-kryeziu-tregon-si-flitet-shqip-ne-superligen-zvicerane/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.