ARKATANA

Gjiganti i Serie A e do Armando Brojën qysh në janar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Interi raportohet se është tejet i interesuar në Armando Brojan, por kalimi i shqiptarit në janar varet nga largimi i Alexis Sanchez.

Kiliani u kthye në klub në verë për një periudhë të dytë, të ngjashme me Marko Arnautovic. Megjithatë, të dy veteranët kanë qenë kryesisht zhgënjyes deri më tani.

Por, sipas Il Corriere dello Sport përmes FcInterNews, Sanchez është ai që mund të largohet nga liderët e Serie A në janar pasi ka oferta në tavolinë.

35-vjeçari ka kërkues në Ligën Pro të Arabisë Saudite. Mirëpo, siç shpjegon mediumi, ai është i etur për të qëndruar në Inter dhe për të dëshmuar vlerën e tij.

ARKATANA

Gjithsesi, dhjetëditëshi i fundit i janarit mund të ketë disa zhvillime, veçanërisht nëse sulmuesi me përvojë vazhdon të përdoret në mënyrë sporadike nga Simone Inzaghi.

Me fjalë të tjera, nëse Sanchez nuk fiton kohë të mjaftueshme për të luajtur, ai mund të rishqyrtojë një lëvizje në Arabinë Saudite, veçanërisht nëse do të mbërrinte një ofertë gjithnjë e më fitimprurëse.

Kontrata e Brojas me blutë është deri në vitin 2028. Ndaj Interi do të kërkonte ta nënshkruante në formë huazimi. Megjithatë, londinezët nuk mund të huazojnë më shumë se shtatë lojtarë sipas rregulloreve të reja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.