RCCOLA

Gjiganti i ndërtimit “AR – KATANA” ka filluar ndërtimin dhe shitjen e banesave afaristo – banesore

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Njëri nga gjigantët e ndërtimit modern dhe i përshkruar me standardet evropiane “AR – KATANA” , tashmë ka nisur ndërtimin dhe shitjen e objekteve afaristo – banesore ”KOMPLEKSI ARKATANA” që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, më saktësisht mbrapa fabrikës së Radiatorëve. Muhamet Ajrullahu drejtor gjeneral thotë se të gjitha objektet afariste kanë leje ndërtimore dhe mjedisore, derisa ato janë të ndërtuara me material të kualitetit të lartë dhe me standarde evropiane.

Kompania “AR – KATANA” në Gjilan ka nisur ndërtimin dhe shitjen e objekteve afaristo – banesore. Ky gjigant i ndërtimit që posedon kualitet dhe cilësi të lartë të ndërtimeve një rëndësi të veçantë i ka kushtuar pos materialit kualitativ, është hapësira gjelbëruese ajo që i është kushtuar vëmendje e madhe dhe parkingjeve e tërë infrastrukturës tjetër përcjellëse.

Muhamet Ajrullahu drejtor gjeneral thotë për rajonipress se tani pasiqë janë kompletuar me të gjitha dokumentet e nevojshme ligjore, duke poseduar lejen ndërtimore dhe atë mjedisore për ndërtimin e Kompleksit, është filluar edhe shitja e banesave. “Vërtet po më vije mirë që kemi një klientel të përzgjedhur, të arsimuar dhe e cila dinë të bëjë vlerësimin profesional rreth ndërtimit dhe kërkesat e tyre janë shumë të bazuara” u shpreh Ajrullahu.

Ajrullahu tha se që nga fillimi i punës në Gjilan kompania e tij është bazuar në cilësi, vlera dhe në punime profesionale.”Ne jemi të saktë, të sinqertë, të besueshëm tek klientët dhe vazhdimisht mundohemi që të jemi afër tyre dhe nevojave që ata parashtrojnë” shprehet Ajrullahu.

Eco Higjiena

Ajrullahu shprehet se kualiteti që ata përdorin është i lartë sepse materiali ndërtimor është i kualitetit të lartë dhe me standarde evropiane. Gjiganti ndërtimor ka menduar edhe për rreziqet sizmike.” Kompleksi është i projektuar në atë mënyrë që të jetë rezistentë mjaftueshëm ndaj fenomeneve sizmike, derisa çdo banesë ka muret mbrojtëse të cilat reduktojnë zhurmën dhe që shërbejnë për ruajtjen e privatësisë”.

Ajo çka e veçon në fakt kompaninë që e udhëheq Muhamet Ajrullahu është investimi në infrastrukturën e dorës së parë. “Posedojmë ashensor dhe gjenerator të veçantë të cilët aktivizohen automatikisht në rast se ndalet energjia elektrike. Banesat kanë izolim me fasadë kualitative, të sigurt dhe të qëndrueshme, dritare gjermane, sistem gjerman i instalimeve elektrike, kyçje më të mirë të mundshme të ujësjellësit” sqaron Ajrullahu.

Sipas, Ajrullahut banesat e kompleksit “AR – KATANA” posedojnë edhe oxhakun për kyçje të kaminit, ballkon të gjerë dhe të shfrytëzueshëm.”Ne vazhdimisht mendojmë për nevojat dhe kërkesat që mund të kenë klientët tanë.”Klientët tanë e kanë në shfrytëzim të përhershëm lokalin e përbashkët për ahengje familjare, ceremoni mortore dhe kemi mbi 1 hektar hapësirë të gjelbërtë, park, shëtitore dhe kënde lojërash për fëmijë, garazha nëntokësore, vendparkime, kabllovik, internet dhe internon” shtoj Ajrulalhu./rajonipress/