Uji Dea

Gjiganti i La Ligas interesohet për shërbimet e Amir Rrahmanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Forma e mirë e Amir Rrahmanit këtë sezon me Napolin ka bërë që shumë ekipe të shfaqin interesim për shërbimet e mbrojtësit kosovar.

Sipas gazetarit Giovanni Scotto, interesim të madh për transferimin e Rrahmanit ka shprehur Atletico Madrid, që po shqyrton opsionet për të përforcuar mbrojtjen në afatin kalimtar të janarit.

Një kalim i mundshëm i Rrahmanit në La Liga tek klubi nga kryeqyteti spanjoll do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.

Besohet se ka qenë vet trajneri Diego Simeone ai i cili personalisht i ka kërkuar drejtuesve të “Los Colchoneros” që ta transferojnë Rrahmanin, pasi ai me paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve i ka lënë përshtypje të madhe.

FIDANISHTJA

Sidoqoftë, është e vështirë që Napoli ta lejojë largimin e Rrahmanit, sidomos duke marrë parasysh që ata tashmë veçse po eksploronin tregun në kërkim të mbrojtësve të rinj.

Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2027 dhe do të duhej një ofertë e majme që klubi italian të konsideronte shitjen e tij.

Kujtojmë që Rrahmani ishte bërë pjesë e Napolit në vitin 2020, pasi paraprakisht kishte veshur fanellën e Hellas Veronës në sezonin 2019/2020./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.