Fundamenti

Gjigantët turq pas Avdijajt, në garë edhe Newcastle United

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Donis Avdijaj është rikthyer tek skuadra e tij Schalke 04 pas huazimit në kampionatin holandez tek Roda.

Talentit nga Kosova i bëri mirë huazimi tek Roda, pasi në 12 ndeshje shënoi katër gola dhe dhuroi dy asistime.

Por me tu rikthyer në Schalke iu është bërë me dije se trajneri Domenico Tedesco nuk llogarit në shërbimet e tij.

Kësisoj Avdijaj nuk do të mbetet në këtë klub dhe tani agjenti i tij po punon për një transferim të radhës.

Mediat gjermane kanë raportuar se e ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit turk.

Uji Dea

Dy gjigantët nga Turqia, Besiktas dhe Trabzonspor kanë shprehur interesim për shërbimet e Avdijajt.

Jo vetëm skuadrat turke e duan lojtarin, pasi ai po pëlqehet edhe në Ligën Premier.

Është Newcastle United që gjithashtu po tenton ta bind lojtarin t’i bashkohet në Ligën Premier.

E sigurt është vetëm se Avdijaj do të largohet nga Schalke, ndërsa e ardhmja e tij mbetet mes kampionatit turk dhe atij anglez. /Telegrafi/