Hidromorava

Gjetjet e OJQ “Anamorava”

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Transparenca e punës së kuvendit të komunës, komiteteve të tij dhe të ekzekutivit komunal, ndaj opinionit të gjerë komunal, paraqitet si njëra ndër parimet themelore të realizimit të demokracisë në qeverisjen lokale. Në bazë te individëve me të cilët matet niveli i realizimit të parimeve të transparencës në komunë, të cilët në vazhdim të këtij raporti do të shtjellohën, vlerësohet se në zbatimin e këtij parimi janë realizuar rezultate modeste ka thënë Isa Shefkiu kryetar i Forumit qytetar “Anamorava”.

Shefkiu i cili edhe ka monitoruar punën e Asamblesë Komunale ka thënë se gjatë monitorimit të punës së komiteteve e trupave tjerë punues së kuvendit të Komunës së Gjilanit janë komentuar mangësitë.:Përbërjet përkohësisht anëtarët e komiteteve nuk janë legjitim ngase me rastin e miratimin e vendimeve për emërimin e anëtarëve të tyre fare nuk kanë qenë të propozuar anëtarët e këtyre trupave. Me rastin e zgjedhjes të kryetarëve të komiteteve është bërë diskriminim ndaj opozitës dhe partnerëve të koalicionit, ngase GK i LDK-s i ka zgjedhur për kryetar të komiteteve vetëm kuvendarët e LDK-së.

Me përjashtim të Komitetit për komunitet dhe të KKSB, komitete tjera nuk kanë pasur plane vjetore të punës për vitin 2014. Shumica e komiteteve me rastin e shqyrtimit të çështjeve nga rendi i ditës së tyre nuk kanë miratuar rekomandime vepruese. Komiteti për politik dhe financa nuk e praktikon që pas shqyrtimit të çështjeve të cilët i
rekomandon për kuvend, t`i dërgoj kuvendit raport me rekomandime dhe të caktojë raportuesin për kuvend.

Shefkiu tha se shumica e komiteteve nuk ka pasur mundësi që t’i shqyrtojnë planet vjetore të punës të drejtorive përkatëse, se ato nuk i kanë përgatitur. Grupet kuvendore të partive politike me rastin e përcaktimit të anëtarëve të komiteteve nuk janë përkujdesur që ne përbërjen e tyre ti dërgojnë profesionistët. Në komitetin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale nuk ka asnjë mjek të mjekësisë familjare.

Transparenca e punës së kuvendit të komunës, komiteteve të tij dhe të ekzekutivit komunal, ndaj opinionit të gjerë komunal, paraqitet si njëra ndër parimet themelore të realizimit të demokracisë në qeverisjen lokale. Në bazë te individëve me të cilët matet niveli i realizimit të parimeve të transparencës në komunë, të cilët në vazhdim të këtij raporti do të shtjellohën, vlerësohet se në zbatimin e këtij parimi janë realizuar rezultate modeste tha Shefkiu.

FIDANISHTJA

Çështja e transparencës në komunë është rregulluar me rregulla ligjore dhe nënligjore. Në periudhën raportuese në fushën e transparencës janë arritur këto rezultate : janë mbajtur 13 seanca të kuvendit të komunës të cilat kanë qenë të hapura për publikun. Njoftimi për mbajtjen e seancave të kuvendit të komunës është publikuar në Ëeb faqen e komunës.

Një praktikë negative e ekzekutivit komunale e cila gjatë vitit 2014 në vazhdimësi me arsye është kritikuar nga opozita, është mosdhënia dhe vonesa e dhënies të
përgjigjeve në pyetjet dhe kërkesat e kuvendarëve të opozitës ka sqaruar Shefkiu.

Në seancën e XI të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, të mbajtur më 6 nëntor 2014, kuvendari PDK-ës Riad Rashiti ka deklaruar se në 5 seancat e kaluara të kuvendit të
komunës, vazhdimisht ka kërkuar përgjigje në pyetjet dhe kërkesat e parashtruara në seancat e kuvendit dhe të parashtruara me shkrim si dhe informatat të ndryshme për
çështjet nga kompetencat e kuvendit të komunës për të cilat nuk janë dhënë nga ekzekutivi.

Prej gjithsej 75 pyetjeve dhe kërkesave të parashtruara me shkrim, 7 kërkesa u janë drejtuar Kryesueses së Kuvendit të Komunës Gjilanit, 12 Kryetarit të komunës dhe 4
kërkesa për ç`asje në dokumente zyrtare, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. Mosdhënia dhe vonesa e përgjigjeve në pyetjet dhe kërkesat e kuvendarëve paraqet
një formë të veçantë të shkeljes të parimit të transparencës në funksionimin e kuvendit të komunës dhe ekzekutivit komunal ka thënë Shefkiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.