KKGJILAN

Gjethja e dafinës bimë shëruese dhe erëz e shkëlqyer

/ 2 minuta lexim

Gjethja e dafinës është një bimë që ka veti të shkëlqyeshme. Ne ju sjellim vetëm disa shembuj të anëve të saj të mira, të cilat do t’ju inkurajojnë që të përdorni gjethe të dafinës në dietën e përditshme.

Gjethet e dafinës janë të mbushura me vitamina dhe minerale.
Në to ka më shumë vitamina A dhe C, ndërsa nga mineralet në dafinë fshihen hekuri, kalciumi dhe magnezi.

Aroma e gjethes së dafinës i largon insektet, prandaj përdoret edhe si mjet për luftimin e molit, merimangave dhe insekteve të tjera. Ajo i qetëson infeksionet dhe ndihmon në punën e tretjes.

Të gjitha fshehtësitë e gjethes së dafinës
– Nxitë humor të mirë;
– Rregullon tretjen;
– Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Për forcimin e sistemit imunitar më efikas është vaji i dafinës, ndërsa rekomandohet sidomos për reduktimin e stresit. Ka efekt të fortë tek dhimbjet e forta për shkak të spazmave muskulore.

Fundamenti

Gjethja e dafinës përdoret shpesh në kozmetikë. Ajo u shtohet kremrave, losioneve dhe shampove për flokët e yndyrshme, si dhe stimulon rritjen e tyre.

Gjethet e dafinës kundër kollës

Vetitë shëruese të çajit nga dafina janë dëshmuar edhe te diabetikët, dhe nëse keni bronkit ose kollë, ju mund të pini çaj nga gjethet e dafinës. Për çaj ju duhen 10 gjethe dafine, gjysmë litri ujë dhe disa lugë të mesme sheqer.

Pini çajin dy apo tre herë në ditë deri sa të ndiheni më mirë. Çaji stimulon qarkullimin e gjakut dhe është një mjet i shkëlqyer për parandalimin e gripit, qetëson dhimbjen e kokës dhe qetëson venat që dhembin.