Fidanishtja

Gjest i madh i klubit alpin “GJILANI”, mbi 20 veta dhurojnë gjak

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Rreth 20 veta anëtarë alpiniste/ë të Klubit Alpin “GJILANI”, janë lajmëruar në spitalin rajonal të Gjilani tek sektori “Transfuzioni i Gjakut “që në mënyrë vullnetare të dhurojnë gjak për nevojat e Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Personeli mjekësor i qendrës së Transfuzionit të Gjakut është shprehur falënderuese, derisa doktoresha Esma Mustafa, ka treguar se shumica e dhuruesve vullnetar të gjakut në bazë të dokumentacionit që posedon qendra e transfuzionit të gjakut, sot në organizimin e KAGJ-it, shumica kanë qenë për herë të parë dhurues te gjakut.

Fundamenti

Klubi Alpin “GJILANI” i falënderon anëtarët e vet për humanitetin e shprehur kaq masovikishtë, ndjenja e solidaritetit për personat në nevojë, që në mesin e të rinjëve të këij Klubi sa vjen e po rritet.

Nën moton “Gjaku të pres pacientin në nevojë, e jo pacienti të pres Gjakun”, Klubi alpin “GJILANI” premton se do të vazhdon me aktivitete të tilla humane ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/