Gjest i madh dhe shumë pozitiv i doktoreshës Maxhide Shaqiri

Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani, ka vizituar shërbimin e gjinekologjisë i cili punon në kuadër të QKMF-së. Njëherit u takua me menaxhmentin e QKMF-së dhe me Maxhide Shaqiri gjinekologe nga Gjilani, e cila ka filluar të punoj këtu këtyre ditëve, duke e aktivizuar këtë shërbim i cili një kohë kishte mbetur pa gjinekolog.
Kryetari Sinani, falënderoi doktoreshën Maxhide, për veprimin e saj. Ai gjithashtu tha, se ne po angazhohemi që shëndetësia të jetë efikase dhe e gatshme që në çdo kohë, që t’iu shërbej qytetarëve të Komunës sonë.
Ndërsa, Doktoresha e Gjinekologjisë Maxhide Shaqiir tha se ajo personalisht ka ardh me dëshirë të madhe për të dhënë kontributin e saj profesional. “Jam në në shërbim të femrave, grave të kësaj komune të cilat kanë mbetur pa mbikëqyrje gjinekologjike, dhe jam e lumtur që jam në mesin tuaj dhe në shërbim të qytetarëve të kësaj komune” ka thënë Shaqiri./rajonipress/