Mobi Casa

Gjësendet ushqimore, që na e përshpejtojë metabolizmin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Erdhi edhe ajo periudhë e vitit kur, sidomos femrat, shikohen në pasqyrë, duke e paramenduar veten se si do të duken me kostum të plazhit

Nëse edhe ju keni problem me kile të tepërta, jua sjellim ushqimet që duheni t’i konsumoni

Çaji i gjelbër

Ky çaj është i pasur me antioksidues, përbërës që sjellin dobi të shumëfishta për organizmin, duke përfshirë edhe përshpejtimin e metabolizmit. Ai përmban edhe përbërës që quhen katekina, të cilat janë dëshmuar se zvogëlojnë dhjamin në organizëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vezët

Pa marrë parasysh si i përgatitni, vezët janë kafjalli ideal. Vezët na furnizojnë me proteina kualitative, ku konsumimi i tyre e rrit djegien e dhjamit. Një studim ka treguar se kafjalli me vezë e shton humbjen e kileve për 65% te personat me mbipeshë, të cilët pasojnë një plan të reduktimit të ushqimit. Vezët na bëjnë që të ndihemi të ngopur dhe e përshpejtojnë metabolizmin për 10%.

Speci djegës

Speci djegës (pikant) ofron më shumë sesa shija e përkryer. Specat e tillë e vendosin metabolizmin në shpejtësinë më të madhe. Studimet kanë treguar se kapsaicina, përbërës natyror që gjendet te specat djegës, ndihmon në humbjen e kileve të tepërta, për shkak të potencialit për të krijuar energji. Specat djegës po ashtu e rrisin metabolizmin dhe ndjenjën e ngopjes.

FIDANISHTJA

Vaji i kokosit dhe ai i palmës

Konsumimi i vajit të ndrydhur të kokosit dhe i atij të bërthamës së palmës e përshpejtojnë metabolizmin, thotë nutricionistja klinike, Laura Lagano. Një studim ka treguar se gratë që konsumojnë dy lugë të vajit të kokosit në ditë, kanë më pak dhjam rreth belit dhe një nivel më të lartë të kolesterolit të mirë. Çelësi qëndron te kufizimi i porcioneve, meqë të dy këto lloje të vajrave janë tepër kalorike dhe përmbajnë nga 40 deri 117 kalori në çdo lugë.

Produktet e qumështit pa yndyrë

Studimet kanë treguar se ushqimet e pasura me kalcium nga produktet e qumështit e përshpejtojnë shkrirjen e kileve të tepërta. Pse? Mungesa e kalciumit në organizëm shkakton lirimin e kalcitrolit, hormonit, i cili ndikon që organizmi të shtresojë më shumë dhjam. Produktet e qumështit me përqindje të ulët të yndyrës përshpejtojnë humbjen e kileve, duke mundësuar edhe absorbimin e kalciumit, i cili është më se i nevojshëm për organizëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bananet

Kjo pemë ka një reputacion të keq, kur flitet për humbjen e kileve të tepërta, por pa arsye. Sa për fillim, një banane e madhe siguron gati 500 miligramë kalium, i cili ia mundëson organizmit që t’i rregullojë mineralet dhe lëngjet dhe mund ta përshpejtojë metabolizmin. Bananet po ashtu e ulin nivelin e sheqerit në gjak.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.