Gjermania, pro liberalizimit të vizave

Burime zyrtare brenda Qeverisë së Gjermanisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Republika Federale e Gjermanisë i vlerëson përpjekjet që Kosova ka bërë për t’i përmbushur kriteret për heqjen e vizave. Ndaj, sipas tyre, propozimi i Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën tashmë duhet të miratohet edhe në Këshillin e Ministrave, i cili është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Gazeta “Zëri” deri më tani ka botuar qëndrimin zyrtar të Holandës, të Sllovakisë, të Bullgarisë, të Lituanisë dhe të Finlandës për vizat, shkruan gazeta “Zëri”.

Kosova ka marrë mbështetjen e një prej shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE) sa i përket liberalizimit të vizave. Gjermania, shtet që ka mbi 82 milionë banorë, është rreshtuar kah vendet që e përkrahin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Burime zyrtare brenda Qeverisë së Gjermanisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Republika Federale e Gjermanisë i vlerëson përpjekjet që Kosova ka bërë për t’i përmbushur kriteret për heqjen e vizave. Ndaj, sipas tyre, propozimi i Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën tashmë duhet të miratohet edhe në Këshillin e Ministrave, i cili është organi kryesor vendimmarrës i BE-së.

Gjersa ka folur rreth kësaj, ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka thënë se përkrahja e Gjermanisë është tejet me rëndësi për Kosovën, ndaj e para e MIE-së është shprehur optimiste se kjo mbështetje do të reflektojë edhe te vendet e tjera të BE-së, që kanë ndikim në votimin për vizat.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).