Gjermania, pro koalicionit të shumicës

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, thotë se Kosovës i nevojitet një Qeveri e re stabile, e cila do ta ketë shumicën e ulëseve në Parlament. Sipas saj, sfidat që po e presin Kosovën gjatë muajve në vijim janë të shumta dhe urgjente.
Ajo ka kritikuar edhe liderët kosovarë, të cilët për pesë muaj nuk arritën të gjejnë zgjidhje politike për krijimin e institucioneve të reja dhe pranon se vonesa në krijimin e institucioneve do ta shtyjë afatin e liberalizimit të vizave për vendin, kështu që kosovarët as në vitin 2015 nuk do të mundë të lëvizin lirshëm për në BE.
“Ne nuk presim liberalizimin e vizave për kosovarët gjatë vitit të ardhshëm”, shprehet Viets gjatë një interviste për gazetën “Zëri”. Në këtë intervistë ajo flet edhe për dështimin e institucioneve kosovare në luftimin e korrupsionit, akuzat për korrupsion në EULEX, interesimin e investitorëve gjermanë për ta sjellë kapitalin e tyre financiar në Kosovë, etj../zeri/