Gjermania, nevojë urgjente për punëtorë nga Kosova

Që nga paslufta vendi i preferuar për kosovarët për të jetuar dhe për të punuar është Gjermania, dhe deri tani kosovarët presin deri në dy vite për një vizë pune për të dalur në Gjermani, dhe për ta vazhduar jetën atje, mirëpo nga nga marsi i 2020 do të ketë lehtësira të shumëta.

Qeveria Federale e Gjermanisë së bashku me komunitetin e biznesit ka nënshkruar një dokument në mënyrë që Akti i Imigracionit të mund të hynte në fuqi së shpejti, pasi që dëshiron të tërheqë specialistë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Ligji i imigracionit për punëtorë të aftë hyn në fuqi më 1 mars dhe ka për qëllim të bëjë më të lehtë për punëtorët e kualifikuar nga vendet jo të BE’së të gjejnë rrugën e tyre për në Gjermani.

Mirëpo, procedurat e vizave duhet të shpejtohen dhe të përmirësohen mundësitë që specialistët të mësojnë gjermanisht. Bëhet fjalë gjithashtu për njohjen e kualifikimeve profesionale.

‘Është e domosdoshme që ne të kemi një ligj të tillë. Ligji duhet të jetë një sukses. Ekziston një konkurrencë e madhe në të gjithë botën për specialistë të kualifikuar. Gjermania duhet të ofrojë kushte tërheqëse të punës dhe një mjedis gjithashtu tërheqës’, citohet të ketë thënë kancelarja, Angela Merkel.

Megjithatë, mediet gjermane vënë në pah faktin se vetëm në tregti janë 250,000 vende të lira të punës. Përkundër të gjithave, kancelarja ka theksuar se plotësimi i vendeve të lira të punës me aplikantë vendorë mbetet një përparësi.

Agjencia Federale e Punës përmend profesionet, për të cilat në Gjermani ka mungesë fuqie punëtore. Hidraulikë ose personel shëndetësorë për shembull kërkohen me urgjencë në shumë rajone. Problemi është niveli i arsimimit në Kosovë nuk mund të krahasohet me atë të Gjermanisë.

Kujtojmë, që mbi 17 mijë viza pune ka lëshuar për kosovarët, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, vetëm për dy vitet e kaluara, pra gjatë vitit 2017 dhe 2018.

Vetëm brenda dy vjetë Ambasada gjermane në Prishtinë, ka lëshuar 48 mijë e 838 viza, prej tyre 11 mijë e 593 viza pune për qytetarët e Kosovës. Kjo lehtësi e marrjes së një vize gjermane erdhi pas marrëveshjes që Qeveria e Kosovës kishte bërë me Qeverinë Gjermane më 10 maj të vitit 2016./express/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS