Fundamenti

Gjermania në linjë të njëjtë me BE-në, Rohde: Qeveria veproi si duhet me fushatën informuese para liberalizimit të vizave, e njëjta nevojitet tani për dinarin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me nevojën për një fushatë informuese për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

Rohde në një postim në X është në linjë të njëjtë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili thekson se në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën qeveria bëri siç duhet fushatë informuese për qytetarët.

Ai thotë se e njëjta nevojitet tani edhe për çështjen e dinarit serb.

Hidromorava

“Kolegu im nga Bashkimi Evropian, Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së.

Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, Qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!”, shkruan Rohde. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.