FIDANISHTJA

Gjermania merr Bunjakin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mesfushori kosovar Enis Bunjaki, hyri në histori të Përfaqësueses së Kosovës, si lojtari më i ri që luajti ndeshje miqësore. Anëtari i ekipit të famshëm gjerman Eintracht Frankfurt luajti me vetëm 16 vite, dhe kjo bëri që të ngjalleshin shumë polemika, por përsëri trajneri i Përfaqësueses Albert Bunjaku, e aktivizoi atë duke besuar fuqishëm në talentin që kishe.

E jo vetëm numri një i Kosovës, por edhe Federata e Futbollit të Gjermanisë, ka besuar dhe po beson jashtëzakonisht shumë në Enisin. Së fundmi djaloshi nga Kaçaniku ka marrë ftesë nga Kombëtarja kampione e Botës, Gjermania dhe tani e tutje do të aktivizohet me grupmoshat U18. Në një prononcim për Arenën, Enisi tregon se si erdhi deri tek ftesa e Gjermanisë, si dhe a do të mund më t’i bashkohet vendlindjes së tij.

FITORJA

“Pas paraqitjeve të mira që kam pasur, ka ardhur edhe ftesa e Kombëtares së Gjermanisë U18. Pasi jam konsultuar me familjen time dhe me trajnerin Albert Bunjaku, kam pranuar që të luaj për Gjermanin dhe tani javën tjetër do ta bëjë debutimin tim”, u shpreh fillimisht talenti 16-vjeçar, duke shtuar se ai do të luaj përsëri për Kosovën. “Natyrisht që do të luaj përsëri për vendin tim. Unë jam kosovar dhe nuk e harroj lehtë vendlindjen. Sa herë që të më bëhet ftesa do të jem në gjendje për ta ndihmuar”, vazhdoi tutje Bunjaki…(Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.